Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës.
I kërkuari është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit.
Bëhet me dije se ky shtetas rezulton i kërkuar pasi është dënuar me 4 vite burgim nga gjykata e Pirgo në Greqi, për vjedhje.
Discussion about this post