GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“I dërgoi Dakon në qeli!“ Berisha: Nëse Edi Rama nuk ka frikë, le ta lejojë Veliajn të flasë

13:42 - 22/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“I dërgoi Dakon në qeli!“ Berisha: Nëse Edi Rama nuk ka frikë, le ta lejojë Veliajn të flasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se këshilltarët demokratë do të votojnë për shkarkimin e Erion Veliajt por kërkon që i të dëgjohet në këshillin Bashkiak. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta, të adresuara direkt kundër tij.

“Së pari, Erion Veliaj është atje ku është… PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta, të adresuara direkt kundër tij. Dhe ajo nuk e ka bërë kurrë këtë për problemet e mëdha, sherret e brendshme politike që kanë pasur ai me Edi Ramën. Jo, absolutisht. Por, në bindjen time më të thellë, ai është përgjegjës direkt për zhdukjen e 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës. Dhe do mbetet në turpin më të madh, në krimin më të shëmtuar, akti i Altin Troplinit dhe ekipit që hetoi djegësin e Tiranës, të cilët lëshuan mandat arresti ndaj një ministri që e kishte kundërshtuar pesë herë djegësin”.

Berisha thekson se Veliaj nuk po dënohet për inceneratorët, por për gardërobën. Ai i bën apel Ramës që nëse nuk ka frikë, ta lejojë Veliajn të flasë.

“Erion Veliaj po dënohet për garderobën, vjedhjet që janë bërë. Vjedhje familjare. Të mos u duket gjë e vogël ju se dje po lexoja se ish-kryetarja e bashkisë së Parisit po hetohet jo për 860 mijë euro, për 84 mijë euro garderobë. Po, po, merreni dhe lexojeni. 84 mijë euro garderobë. Jo 860 mijë si Velica. Dhe të gjitha para të kaluara nëpërmjet bashkisë tek OJF-të dhe Velica. Ajo që kërkojmë ne është që Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak. Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e tij. Nuk ka diskutim se vota e tyre është automatikisht për shkarkimin. Por në qoftë se Edi Rama nuk ka frikë nga Erion Veliaj, se i nxjerr krimet e tij, ta lërë të flasë aty. Të jeni edhe ju mediat aty dhe të flasë. Se ky është rregulli”.

Berisha tregoi gjithashtu, prapaskenat, sipas tij, të dënimit me 8 ditë burg të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Berisha deklaron se Dako u rikthye në qeli me urdhër për të ‘takuar’ Veliajn.

“E morët vesh? Po. Gjushi u dënua 8 ditë vetëm e vetëm që të shkojë në qeli tek ai.

Këtu jam kundër unë, Gjushi është si urith, edhe i them që ke bërë gabimin më të madh të jetës, spiun ordiner, ç’punë ke ti me Erion Veliajn.

8 ditë Gjushi burg, po kjo është.”– tha Berisha.

Etiketa: berishaRamaVeliaj

Lajme të lidhura

Ironizon Paloka: Me siguri dhe Olsi paska ngrënë pas shpinës së Edit
Aktualitet

Paloka: Po të ishim për kryengritje e armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

09:03 - 23/02/26
Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi
Aktualitet

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:51 - 23/02/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+
Aktualitet

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim

08:27 - 23/02/26
Para
Meteorologu: Ja si pritet të jetë java e fundit e shtatorit, kur nisin reshjet

Meteorologu: Ja si pritet të jetë java e fundit e shtatorit, kur nisin reshjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ironizon Paloka: Me siguri dhe Olsi paska ngrënë pas shpinës së Edit
Aktualitet

Paloka: Po të ishim për kryengritje e armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

09:03 - 23/02/26

Deputeti demokrat, Edi Paloka, duke komentuar protestat më të fundit të opozitës  tha se, elementi më domethënës i vërejtur është...

Lexo më shumë
Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:51 - 23/02/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim

08:27 - 23/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 23/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com