GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

I dha tender një mikut të tij, Prokuroria Speciale nis hetimet për Ramën

11:54 - 18/06/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama alarmon: Çdo një nga dy makina qarkullon me armë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rënë nën llupën e Prokurorisë së Speciale të Kosovës, nën dyshimin për kurdisje të tenderit “Themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, të hapur nga Komuna e Prishtinës, nga i cili doli fitues konzerciumi “Anarch” dhe “Ardi Ç”, që është në pronësi të mikut të Ramës, Astrit Nixhës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij institucioni, Liridona Kozmaqi, e cila ka deklaruar se në këtë fazë nuk mund të ofrojnë informacione tjera.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se gjendet në trajtim në Prokurorinë Speciale. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund të japim informacione tjera”, thuhet në përgjigjen e saj.

Hetimet e Speciales filluan pasi që më 4 qershor pas raportimeve për shkelje e parregullësi të cilat e shoqëruan gjithë procesin e prokurimit, nga i cili doli fituese kompania e mikut të Ramës.

Sipas KK, Nixha arriti të shpërblehet me tenderin 12 milionësh me dhjetëra dallavere në dokumentet me të cilat aplikoi, e si Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Rama, e kurdisi tenderin për ta fituar Nixha.

Pavarësisht publikimit të fakteve, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), që njihet edhe si Gjykata e Tenderëve, nuk ka reaguar ende.

Madje, OShP, nuk mori veprime as kur pranoi ankesa nga ofertuesit e tjerë në këtë tender. Ishte koncerziumi i operatorëve “Gjeokonsult&CO”, të cilët pretendonin se kompania e Nixhës “Anarch” dhe “Ardi Ç”, e cila fitoi me emrin e njëjtë me atë të tenderit “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, ishte e pashpjegueshme që në fillim pasi nuk kishte dorëzuar propozimin financiar sipas formularit të përcaktuar nga autoriteti kontraktues.

Ata akuzonin kompaninë fituese se kishte ndryshuar formatin duke fshirë kolonën e poentimit në %.

Madje, sipas tyre, propozimi financiar i fituesit të tenderit dorëzoi një ofertë jo të përgjegjshme dhe të parregullt, për çka thanë se operatori ekonomik “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” Ka shkelur ligjet dhe rregulloret e vendosura dhe te percaktuara nga KRPP, gjë për të cilën komisioni i vlerësimit të ofertave duhet të kërkonte diskualifikimin e menjëhershëm.

Ky operator pati edhe një ankesë tjetër kundër fituesit, duke aluduar se fituesi ishte më i shtrenjtë se ta.

Prokuroria Speciale e Kosovës merret me hetimin e krerëve të lartë institucional.

 

 

Etiketa: prokuroriRamatender

Lajme të lidhura

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht
Botë

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

11:23 - 11/04/26
Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve
Kosovë & Rajon

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Para
Kroacia mjaftohet me një gol për të mposhtur Armeninë

Mesfushori i Kroacisë dëmtohet dhe mbyll Europianin para ndeshjes me Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian
Aktualitet

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

18:20 - 13/04/26

447 të burgosur përfitues të amnistisë do të duhet të presin miratimin nga Brukseli. E ndërsa kjo amnisti e miratuar...

Lexo më shumë
U fut për të vjedhur, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda shtëpisë

U fut për të vjedhur, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda shtëpisë

18:11 - 13/04/26
Kamionistët paralajmërojnë protesta, shkak çmimi i naftës, pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare

Kamionistët paralajmërojnë protesta, shkak çmimi i naftës, pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare

17:53 - 13/04/26
Starmer në Tiranë, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Britania kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane: Ngushtica të jetë plotësisht funksionale

15:33 - 13/04/26
Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

15:20 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com