GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Johnson takim me Gledis Nanon, zbardhet çfarë diskutuan

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Johnson takim me Gledis Nanon, zbardhet çfarë diskutuan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv.ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në SHBA, Lisa Johnson zhvilloi një takim sot me kreu e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në fokus të takimit ishin mbështetja dhe besimi që agjencitë ligjzbatuese amerikane kanë për Policinë e Shtetit shqiptar, për të punuar bashkërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Johnson vlerësoi angazhimin dhe vendosmërinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si një i diplomuar krenar në Akademinë e FBI-së, për të pasur një polici të pastër dhe të aftë në luftën kundër krimit të organizuar.

Gledis Nano e ka falënderuar Johnson, për vlerësimin, besimin dhe mbështetjen e fuqishme që ajo dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese amerikane po i japin Policisë së Shtetit, duke e garantuar se Policia e Shtetit shqiptar tashmë është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lisa Johnson deklaroi: “Ne ju vlerësojmë maksimalisht ju si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar dhe si një i diplomuar krenar në Akademinë e FBI-së dhe ju mbështesim  fuqimisht në angazhimin tuaj për një polici shteti të pastër dhe efektive, të aftë për të trajtuar krimin më të rëndë dhe për të shërbyer si një partner i fortë për homologët e saj ndërkombëtarë  të zbatimit të ligjit. Qeveria e SHBA-së do të rrisë ndihmën për Policinë e Shtetit shqiptar, për të përmbushur këtë mision”.

“Që në marrje të kësaj detyre isha i bindur se sfida të mëdha më prisnin. Dua t’ju siguroj juve dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë, po ashtu dhe qytetarët e vendit tim, se jam shumë i vendosur dhe i bindur se sfidat që kam marrë përsipër janë në interes të qytetarëve dhe në funksion të qëllimit të përbashkët me partnerët, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mbështetja e partnerëve strategjikë është një motiv shumë i fortë për mua, për të vazhduar i sigurtë krah partnerëve tanë, në përmbushje të misionit në interes të qytetarëve të vendeve tona”, tha Nano.

 

Lajme të lidhura

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26
Para
Video/ Skena “horror” nga vala e të nxehtit, treni rrethohet nga flakët

Video/ Skena “horror” nga vala e të nxehtit, treni rrethohet nga flakët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka reaguar për zjarrin e rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shën Pjetrit në...

Lexo më shumë
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

21:54 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com