GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dyshuar si porositës i vrasjes së Behar Sofisë, nis gjykimi në mungesë për…

18:03 - 29/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Behar Sofisë, zbulohet emri dhe roli i bashkëpunëtorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dyshuar si një nga organizatorët dhe porositësit e vrasjes së shtetasit Behar Sofia, në GJKKO pritet të nisë të hënën gjykimi ndaj Jemin Sherës.

Edhe pse Shera nuk është arrestuar, gjyqi do të zhvillohet në mungesë, për vrasjen e 25 shkurtit 2021 që tronditi në atë kohë Tiranën.

SPAK ka ngritur akuzat ndaj Sherës, nga pjesëmarrje në grup kriminal te vrasja me paramendim e Behar Sofias, raporton TV Klan.

SPAK shkoi drejt identifikimit të shtetasit Jemin Shera, si një nga organizatorët e kësaj ngjarje, nga disa pamje të kamerave të sigurisë, ku ai qëndronte para vrasjes me shtetasin tjetër të konsideruar organizator, Skënder Vathin.

Sipas raportimeve, që i referohen të dhënave që kreu Policia dhe grupi hetimor lidhur me vrasjen e Behar Sofisë, Jemin Sheraj, në orën 08.27, ishte në një një tavolinë me Skënder Vathin.

Kamerat tregojnë se gati dhjetë minuta pas takimit, rreth orës 08.38 ky person duket se i jep diçka Vathit i prezantuar “dajo” që sipas përshkrimit të hetuesve, në dukje është një letër. Ai më pas largohet nga lokali.

Vathi po gjykohet bashkë me 3 persona të tjerë të arrestuar, të cilët akuzohen se ndihmuan Ernejt Shytin të kryente ekzekutimin në zonën pranë Piramidës.

Shyti, pas identifikimit vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe tregoi se si për vrasjen e ndodhur iu premtuan 50 milionë Lekë, por që nuk arriti t’i merrte.

Në procesin, i cili po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, Shyti rrëfeu për trupin gjykues se si kishte nisur plani për ekzekutimin e Sofisë pas kërkesës së bërë nga shtetasi Xhulio Visha.

Viktima u ndoq për disa ditë në itinerarin e lëvizjeve që bënte dhe gjatë kësaj kohe, Shyti bënte prova me armën e zjarrit, pasi nuk e kishte përdorur me parë.

Ernejt Shyti gjithashtu ka treguar se të njëjtët persona të akuzuar në këtë vrasje, kishin në plan të kryenin edhe ngjarje të tjera me pagesë.

Etiketa: Behar SofiaKryesore1sheraVrasja

Lajme të lidhura

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së
Aktualitet

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha
Aktualitet

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26
Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues
Aktualitet

Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues

21:41 - 23/03/26
Para
Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin fizik dhe mendor?

Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin fizik dhe mendor?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin
Breaking Views

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin

23:15 - 23/03/26

Lajme jo fort të mira vijnë nga Lecce. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka pësuar një dëmtim muskular në...

Lexo më shumë
Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

23:05 - 23/03/26
Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

22:42 - 23/03/26
“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com