GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“I fshinë pjatat”, ja çfarë konsumuan për drekë shefat e BE dhe kancelari gjerman

në Aktualitet, Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
“I fshinë pjatat”, ja çfarë konsumuan për drekë shefat e BE dhe kancelari gjerman
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fundim Gjepali, shefi i kuzhinës në restorantin ku drekuan shefat e BE-së dhe kancelari gjerman, por edhe kryeministrat dhe zyrtarët e tjerë që morën pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ka rrëfyer në “Opinion” ushqimet dhe pijet që u konsumuan në drekën që zgjati disa orë.

Gjepali rrëfeu se të ftuarit i “fshinë pjatat”, ndërsa ai kishte ndërtuar menu të veçanta.

“Menuja ishte, si mirëseardhje pata bërë troftën e Tamarës me një sallatë orizi. E dyta ishte një kremozo e patates së Kukësit me karkalecat e Adriatikut dhe perime nga zona e Lushnjes, kam loz me të gjitha. Pata një ravioli me peshk, shafranin e Dumresë me barishte të egra, pjata kryesore ishte një dental me salcë portokalli. Dhë ëmbëlsira ishte një mus me kos, kosi ballkan me mjedër të egër të Tropojës dhe aty përdora disa salca të ndryshme”, tha Gjepali.

Sipas tij, menuja kishte në përmbajtje të saj vetëm produkte shqiptare, një miks i tradicionales në veri e jug, shoqëruar me verën e 4 kantinave më të mira të vendit.

Fundim Gjepali: Ishin 24 veta.

-Domethënë vetëm krerët e delegacioneve?

Fundim Gjepali: Njëkohësisht në krahun tjetër të restorantit ishin ministrat, ambasadorët që shoqëronin krerët e shteteve. Këta të fundit ishin sallë më vete. Kishte një menu të ndërtuar mbi skedën personale të çdo presidenti.

-Si personale? Pse, ja bëre veç e veç secilit?

Fundim Gjepali: I pata studiuar dhe krijova diçka. Globalizmi ka arritur dhe tek ne shefat e kuzhinës, kemi kontakte me kuzhinerët ndërkombëtarë. Kemi bërë një menu krejtësisht me produkte dhe me pije shqiptare.

-Menunë e bërë vetë apo ta imponuan?

Fundim Gjepali: Jo, vetë. Kam pasur liri të plotë për këtë, nuk kam pasur asnjë ndërhyrje.

-Po pjatat?

Fundim Gjepali: Kam bërë pjata që i kam të konsoliduara në kohë nga karriera ime profesionale sepse doja të bëja figurë të mirë.

-Kush hante më shumë?

Fundim Gjepali: Të gjithë hëngrën, nuk teproi asgjë. Komplet gjithë pjatat deri te ëmbëlsira dhe komentet në fund ishin shumë të mira.

-Pse u vonuan më shumë në drekë?

Fundim Gjepali: Besoj se dreka ishte shumë e këndshme dhe u ndjenë shumë mirë. Qëndruan goxha, pavarësisht se bisedonin gjatë drekës. Kishte 4 etiketa vere, dy të bardha e dy të kuqe, i kam zgjedhur në bazë të menusë që kisha përgatitur. Ministri i jashtëm i Anglisë më komplimentoi, shkëmbyem ca batuta, përshëndeta në fund dhe kancelarin Scholz, ishte shumë i komunikueshëm.

-Hante shumë Scholz?

Fundim Gjepali: Të gjitha i hëngri. M’u bë qejfi se ishte një atmosferë shumë interesante. Menuja ishte, si mirëseardhje pata bërë troftën e Tamarës me një sallatë orizi. E dyta ishte një kremozo e patates së Kukësit me karkalecat e Adriatikut dhe perime nga zona e Lushnjes, kam loz me të gjitha. Pata një ravioli me peshk, shafranin e Dumresë me barishte të egra, pjata kryesore ishte një dental me salcë portokalli. Dhë ëmbëlsira ishte një mus me kos, kosi ballkan me mjedër të egër të Tropojës dhe aty përdora disa salca të ndryshme.

-Fliste Albin Kurti me Bërnabiç?

Fundim Gjepali: Unë e pashë disa herë, po në distancë m’u duk. U përqëndrova te gastronomia, politika është gjë tjetër.

Etiketa: gjepalikuzhinaSamiti

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
‘Taulant Balla është takuar me Rrahman Rrajën në Fushë Krujë’

Balla: Efektet e Samitit të Procesit të Berlinit do i shikoni në 2030

Discussion about this post

TË FUNDIT

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26

Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të...

Lexo më shumë
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com