GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja VIP e grupit të Shullazit, tërhiqet i penduari: Ndihem i kërcënuar

10:17 - 12/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli jep vendimin përfundimtar për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I penduari i drejtësisë për dosjen e grupit të Emiljano Shullazit, Luftar Reçi ka hequr dorë nga dëshmitë për veprimtaritë kriminale të grupit famëkeq.

Ai kishte paraqitur një kërkesë në prokurori se s’mund të paraqitej pasi ndihej i kërcënuar dhe rënduar psikologjikisht.

E për këtë arsye gjyqi kundër të pandehurve Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri është shtyrë për në datën 20 Maj gjyqi kundër të pandehurve pasi nuk ishte paraqitur dëshmitari i prokurorisë.

Dëshmia e Luftar Reçit për vrasjen e Lamajt

Në dëshminë e tij Reçi bën  përgjegjës grupin e Lulzim Berishës për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi, vetëm 1 ditë më vonë, në mbrëmjen e 27 Shkurtit, ndërsa organizator Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin. Ai mësohet të ketë thënë se kishte siguruar minën me telekomandë dhe kishte marrë pjesë në përgatitjen e saj deri në dorëzimin e Emiljano Shullazit. “Në Shkurt të 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar Lul Berisha. Ai ma tha: Më gjej dhe mua nga ato “nëntat” (kallëpe tritoli). Indriti më tha se ky tritol do të përdorej për një makinë, dhe ajo do të vendosej pranë një mjeti tjetër. Por ky plan ndryshoi. Më pas erdhi Indrit me një pako me C4. Unë pash se minën Indriti ia dha Shullazit”, ka treguar ai. Më tej, Luftar Reçi mësohet të ketë treguar se i kishte telefonuar të nesërmen Lulzim Berishës, pasi kishte marrë vesh ngjarjen nga mediat, se si e kuptoi që mina kishte qenë për të vrarë Vajdin Lamen dhe mënyrën se si është përfshirë në këtë ngjarje Viktor Ymeri. “Menjëherë kam telefonuar Lulin dhe i thashë si u bë kjo punë kështu. Luli më tha: “O lalë, jam larg. Këto janë punë Indriti (për Indrit Taullain). Kur të vijë do flasim. Në bisedë tavoline është thënë nga Indriti me mburrje se “P… e madhe e bëmë copë copë”. Në njërën prej bisedave gjatë takimeve tona u tha se Viktor Ymeri (nga burgu) kishte gjetur personin që do ta vendoste bombën mu pas qafe, në dialekt dibran që të qeshja unë. Indriti tha se Tori ka gjetur njeriun e duhur. Në vitin 2013, në burgun e Peqinit, Viktor Ymeri më ka thënë se “edhe kur u vra Vajdini unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit, se ata nuk ia kanë haberin dhe dinë vetëtm të hapen b…”, tregoi ai. Ndërkohë, në dëshmi ka edhe shumë emra të tjerë të personave që janë përfshirë në sigurimin e telefonave dhe kartave të tyre apo të mjeteve të tjera për vrasjet.

Etiketa: Emiljano ShullaziKryesore1

Lajme të lidhura

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës
Aktualitet

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Para
Pëson infarkt duke groposur viktimën

Pëson infarkt duke groposur viktimën

Discussion about this post

TË FUNDIT

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli
Sport

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli

11:05 - 22/12/25

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zhvilluar një tjetër javë pozitive me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm...

Lexo më shumë
Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com