GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD paraqet dy amendamente për projekt-rezolutën e PS

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD i përgjigjet Berishës për akuzat: Ti dhe Meta po i poshtëroni dibranët!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka paraqitur Kuvendit të Shqipërisë dy amendamente shtesë për projektrezolutën e dorëzuar nga PS “Mbi pazbatueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Në kërkesën e PD kërkon që pas togfjalëshit  “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, të shtohet një paragraf që dënon gjenocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevicit mbi civilët e pafajshëm të Kosovës.

KËRKESA E PD

Me Urdhërin Nr. 65, datë 19.07.2022, kryetarja e Kuvendit Znj. Lindita Nikolla ka urdhëruar mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 21.07.2022, ora 10:00. Në pikën 3 të rendit të ditës është përcaktuar shqyrtimi i “Projektrezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Kjo projektrezolutë është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë në datën 18.07.2022 nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Pas shqyrtimit në Komisionit për Politikën e Jashtme, projektrezoluta është miratuar dhe i ka kaluar për shqyrtim seancës plenare. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur këtë projektrezolutë, ashtu siç ka bërë me çdo dokument a akt tjetër që i vjen në ndihmë konsolidimit shtetit të Kosovës. Megjithatë, ne vlerësojmë se kjo projektrezolutë është e paplotë, prandaj do të propozojmë dy amendamente për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare.

Neni 99, pika 3 e Rregullores së Kuvendit përcakton se “Amendamentet me shkrim për projektrezolutën ose projektdeklaratën duhet të jenë të regjistruara në Sekretariatin për Procedurat dhe Votimet 24 orë para kohës së caktuar për zhvillimin e debatit dhe t’u jenë shpërndarë deputetëve. Pas përfundimit të debatit të përgjithshëm, autori i amendamentit ka të drejtë të paraqesë propozimin e tij për jo më shumë se 5 minuta dhe cdo deputet ka të drejtë të diskutojë deri në 5 minuta për amendamentin e paraqitur.”

Në zbatim të dispozitës së sipërcituar, në vijim po paraqesim amendamentet për Projektrezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Konkretisht, pas pikës 16, kërkojmë shtimin e pikës 16/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:
16/1. Duke pasur parasysh deklaratat e fundit publik të Dick Marty se po kërcënohet nga “elementë radikalë serbë” me ekzekutim me qëllim përfundimtar fajësimin e njerëzve “nga Kosova për këtë”, cka rikonfirmon përpjekjet e mëtejshme për ta njollosur të vërtetën dhe UÇK-në.

Në vijim pas togfjalëshit “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, të shtohet një paragraf me përmbajtje si vijon:

– Duke konstatuar se Republika e Serbisë po mundohet t’i shmanget përgjegjësisë, duke u fshehur pas sajesave, të cilat kërkojnë të paraqesin para botës viktimin për agresor, Kuvendi i Shqipërisë dënon genocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevicit mbi civilët e pafajshëm të Kosovës.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.
KRYETARI

Enkelejd ALIBEAJ

 

Etiketa: Kryesore1PD

Lajme të lidhura

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike
Aktualitet

Bardhi akuzon Ramën: Qeveria po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën

13:13 - 28/07/26
Berisha denoncon: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit dhe lidhjet me Olsi Ramën
Aktualitet

Berisha denoncon: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit dhe lidhjet me Olsi Ramën

12:55 - 28/07/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Raporti i DASH/ Tabaku: Investimet kërkojnë sundim të ligjit dhe jo qeverisje për një pakicë të privilegjuar

12:30 - 28/07/26
Para
Aksident i katërfishtë në Tiranë, detajet e para (FOTO)

Aksident i katërfishtë në Tiranë, detajet e para (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 24 Korrik 2025
Aktualitet

Rikthehen temperaturat përvëluese, meteorologia: Na pret një 10 ditësh shumë i nxehtë

15:28 - 28/07/26

Temperaturat ekstreme nisin që sot, duke shënuar fillimin e një vale të nxehti që pritet të zgjasë rreth 10 ditë...

Lexo më shumë
Jo vetëm PSG/ Zidane refuzon një tjetër ekip, këtë herë kombëtar

Zyrtare/ Një epokë e re nis në Francë, Zinedine Zidane prezantohet si trajneri i ri i ‘Gjelave’

15:07 - 28/07/26
Shkoi me pushime në Kretë, i riu shqiptar ndërron jetë pas dy javësh në koma (Emri)

Shkoi me pushime në Kretë, i riu shqiptar ndërron jetë pas dy javësh në koma (Emri)

14:47 - 28/07/26
Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

14:27 - 28/07/26
SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen

SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen

14:02 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com