GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I fundit që e takoi, Juxhin Drazhi do pyetet për zhdukjen e Miklovan Danajt

11:32 - 02/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
I fundit që e takoi, Juxhin Drazhi do pyetet për zhdukjen e Miklovan Danajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet spanjolle kanë marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së 30-vjeçarit Miklovan Danajt për të vërtetuar shkencërisht nëse personi i gjetur i vdekur në brigjet e Marbellës është familjar i tyre apo jo, përgjigje e cila akoma nuk ka dalë.

Zyrtarisht, familjarëve të tij në Spanjë dhe në Shkodër nuk iu është komunikuar se trupi i pajetë është i 30-vjeçarit, kjo derisa ekspertiza të përcaktojë nëse kanë përputhje gjenetike.

Miklovan Danaj, me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër, rezultonte i zhdukur që prej 11 Majit. Pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij, autoritetet spanjolle nisën hetimet, kur nga pamjet e kamerave të sigurisë, u zbulua se personi i fundit që kishte takuar 30-vjeçari, ishte Juxhin Drazhi.

Juxhin Drazhi u arrestua në fillim të Gushtit në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të Elvis Doçit, i njohur si “Vis i Pojës”. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Juxhin Drazhi u kap nga Garda Civile e Malagas në një vilë luksoze në Almuñécar (Granada). Drazhi ishte fshehur atje, duke mos dalë nga vila dhe duke përdorur bashkëpunëtorët e tij për t’i siguruar gjithçka që i nevojitej për të shmangur identifikimin dhe arrestimin. Prona ku ai ishte fshehur ishte një vilë luksoze me çdo komoditet, e vendosur në një terren të lartë, gjë që i lejonte atij të monitoronte mjedisin përreth dhe të parashikonte çdo ndërhyrje të policisë. Në banesë u gjetën edhe armë zjarri dhe sende me vlerë, teksa Juxhin Drazhi mbante dhe një eskortë.

Burime bëjnë me dije se Juxhin Drazhi pritet të merret në pyetje në lidhje me zhdukjen e Miklovan Danajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen e 30-vjeçarit.

Policia spanjolle ka marrë në dispozicion edhe mesazhet në Telegram dërguar bashkëshortes ku njoftohej të mos e kërkonin Miklovan Danajn pasi ishte hedhur në det, por dekodimi është i vështirë për gjurmimin nga kush dhe ku është dërguar mesazhi. Miklovani është vrarë, mos e kërkoni” – thuhej në mesazh.

Miklovan Danaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj, teksa dyshohet se ai ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

SEKUESTRIMET DHE GRUPI I “VISIT TË POJËS”

Grupi kriminal ku bënte pjesë Ervin Drazhi u godit më 21 Maj nga SPAK në bashkëpunim me anti-mafian italiane në kuadër të operacionit “Ura”, bazuar në dëshmitë e tre të penduarve të drejtësisë, si dhe në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, 40 prej tyre për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, por Elvis Doçi arriti t’i shpëtonte Policisë dhe është shpallur në kërkim.

Të njëjtët shtetasve të mësipërm, në atë operacioni iu sekustruan edhe: dy kompani ndërtimi, katër shoqëri tregtare dhe restorante, një agjenci pasurish të paluajtshme, një TV kabllor, automjete luksoze, para cash, etj, ndërsa më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në atë operacion u sekustrua edhe kompania “Majestic Konstruksion”, të cilat më pas iu janë sekustruar pasuri të tjera në emër të saj, teksa dyshohet si pasuri e fshehur e Juxhin Drazhit.

Aktualisht pronar i kompanisë “Majestic Konstruksion” rezulton  Nazmi Shahini me 100 % të aksioneve, ndërsa më parë pronar i saj ka qenë Arben Drazhi, i cili aktualisht është vetëm administrator i kompanisë.

Pasuritë e sekuestruara më pas të Juxhin Drazhit

  1. Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin N.SH., person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror Juxhin Drazhi), Durrës;
  2. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
  3. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
  4. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës
  5. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  6. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  7. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.
  8. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  9. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
Etiketa: Juxhin DrazhiKryesore1Miklovan Danaj

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit
Aktualitet

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26
Para
Arbër Abazi ortak me familjen Ademi në Kosovë dhe xhaxhanë ish-deputet kryeson garën për kullat tek “Asllan Rusi” – Dokumentat

Arbër Abazi ortak me familjen Ademi në Kosovë dhe xhaxhanë ish-deputet kryeson garën për kullat tek “Asllan Rusi” - Dokumentat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra duke...

Lexo më shumë
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

18:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com