GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet 31 vjeçarja në Durrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet 31 vjeçarja në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 31 vjeçare, Malvina Xhido,  ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi iu gjet një armë zjarri dhe municion luftarak në banesë.

Policia po kryente një kontroll në banesën e shtetases pasi dyshohet se kishte vjedhur një shumë parash në banesën e shoqes së saj.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip “Glock” dhe një sasi fishekësh. Ajo u arrestua nën akuzën për armëmbajtje pa leje ndërsa në pranga ka rënë edhe një mik i saj për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:

 

Durrës/Ishte e dyshuar për vjedhjen e një shumë parash, në një banesë, Policia ushtron kontroll dhe i gjen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak 31-vjeçares dhe e vë atë në pranga.

Në pranga edhe një 35-vjeçar Edmond Brahaj (mik i 31-vjeçares), për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe një sasi fishekësh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas informacionit të marrë se në një banesë ishte vjedhur një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Bazuar në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases M. Xh., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohej si autore e vjedhjes së shumës së parave, te banesa e shtetases S. Rr. (shoqe e e saj).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe një sasi fishekësh.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. Xh., për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Gjithashtu, u arrestua për moskallëzim krimi, shtetasi E. B., 35 vjeç, mik i shtetases M. Xh., i cili u gjet në banesën e shtetases M. Xh., gjatë kontrollit të Policisë, por nuk kishte kallëzuar që shtetasja M. Xh. mbante armë zjarri në banesë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: 31-vjecareArmeDurrës

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
U përfolën për ndarje/ Reagojnë Dafina Zeqiri dhe Dj Geek (Video)

U përfolën për ndarje/ Reagojnë Dafina Zeqiri dhe Dj Geek (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

 Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri dhe protestat kundër çështjeve mjedisore,...

Lexo më shumë
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com