GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I hakeruan faqen, kryebashkiaku i Gramshit tregon lidhjen: Kam qenë drejtor i uzinës

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I hakeruan faqen, kryebashkiaku i Gramshit tregon lidhjen: Kam qenë drejtor i uzinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

5 ditë pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh nga dy rusët e dyshuar për spiunazh Mihail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, ditën e djeshme është hakuar faqja zyrtare e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe. Me sa duket nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Klodian Taçe i kontaktuar nga gazetarja e Gazetës Expres për Shqipërinë Beklie Koltraka duke mos preferuar të drejtojë gishtin pa përfunduar hetimet, ka deklaruar se ai më parë ka qenë drejtori i uzinës mekanike të armëve që u sulmua nga rusët.

 

“Nuk besoj se vjedhja e profilit tim në rrjete sociale ka lidhje me sulmin në uzinë. Pavarësisht se duhet të them se unë kam qenë drejtori i uzinës mekanike e armëve në Çekin por nuk kam diçka për të thënë derisa të rikthehet faqja”, tha ai për Gazetën Express. Nisur nga ky fakt lindin dyshime se sulmi ndaj faqes së tij në rrjete sociale mund të ketë lidhje me ngjarjen në uzinën e Gramshit. Gjithçka mbetet në kuadrin e dyshimeve. Kryetari i bashkisë konfirmoi për Express se faqja i është hakuar që prej mbrëmjes së djeshme ndërsa ende nuk kanë mundur ta rimarrin.

 

Po qarkullon lajmi se është hakuar faqja juaj zyrtare në rrjete sociale? A është i vërtetë?

Taçe: E vërtetë është që faqja ime është hakuar por nuk kam ndonjë deklaratë për të bërë. I gjithë stafi është vënë në dispozicion për ta kthyer pas.

 

Vjedhja e adresës është bërë sot apo ditë më parë?

Taçe: Hakimi i faqes është bërë që mbrëmë.

 

A keni arritur që ta rimerrni?

Taçe: Ende nuk e kemi rimarrë, po punon stafi për ta rikthyer.

 

Kush dyshoni se e ka hakuar?

Taçe: Nuk kam diçka tjetër për të thënë. Nuk mund t’ju them diçka derisa të rikthehet faqja. Nuk mund të shpreh dyshimet pa e vërtetuar.

A mendoni se kjo ka lidhje me ngjarjen e ndodhur të shtunën ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh?

Taçe: Nuk besoj se vjedhja e profilit tim në rrjete sociale ka lidhje me sulmin në uzinë. Pavarësisht se duhet të them se unë kam qenë drejtori i uzinës mekanike e armëve në Çekin por nuk kam diçka për të thënë derisa të rikthehet faqja. Nuk mund të flas pa përfunduar hetimet.

Në uzinën mekanike e armëve në Gramsh nuk prodhohen armë që prej vitit 1993 por ka armatime të ushtrisë brenda saj dhe është objekt i rëndësisë së veçantë prandaj ruhet nga ushtria shqiptare. Mënyra se si të huajt tentuan të futen me forcë në uzinë ngjalli dyshime se ata punojnë për shërbimet sekrete ruse. Gjykata e Elbasanit ka caktuar ditën e djeshme masën e sigurisë arrest me burg për ta. Akuza kryesore ndaj tyre është ajo e spiunazhit. Nga 3 vepra penale që ishin regjistruar në fillim për këta shtetas, tashmë hetimi për ta do të vazhdojë për 2 vepra penale, sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj, e kryer në bashkepunim dhe  goditje për shkak të detyres.

Në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit thuhet se tre të huajt deri në këtë fazë të hetimit dyshohet që të kenë ardhur në vendin tonë me mision, të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse, me detyra të përcaktuara. Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan të shtunën pasdite teksa fotografonin në uzinën e armëve në Gramsh. Njëri prej tyre sulmoi rojet e sigurisë që tentuan ta ndalonin. Nisur nga pozicioni që ka pasur më herët në uzinë kryebashkiaku mbetet për t’u parë nëse ka lidhje me ngjarjen e të shtunës në Uzinë.

Etiketa: DenoncimdetajeGramshHakerarrefim

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së

21:42 - 27/08/26
Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!
Aktualitet

Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!

21:32 - 27/08/26
“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë
Aktualitet

“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

21:29 - 27/08/26
Para
Sherr masiv/ Lëndohet një person, arrestohen pesë të tjerë

Dy persona rrihen në mes të rrugës, qytetarët e Tiranës bëjnë spektatorin (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë
Botë

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

22:16 - 27/08/26

Një stuhi e fuqishme përfshiu Mekën. Në një prej momenteve më mbresëlënëse, një rrufe goditi Kullën ikonike të Sahatit, duke...

Lexo më shumë
Shtesat penalizojnë ekipet shqiptare, Dinamo eliminohet, Egnatia “zbret” në grupet e Conference League

Shtesat penalizojnë ekipet shqiptare, Dinamo eliminohet, Egnatia “zbret” në grupet e Conference League

21:58 - 27/08/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së

21:42 - 27/08/26
Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!

Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!

21:32 - 27/08/26
“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

21:29 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com