GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I hapet rrugë ndërtimit të resortit në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln € për vëllezërit Avdia të përmendur në rastin ‘Toyota’

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I hapet rrugë ndërtimit të resortit në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln € për vëllezërit Avdia të përmendur në rastin ‘Toyota’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një projekt i pagëzuar si “Lëkurësi” që parashikon ndërtimin e hoteleve turistike dhe vilave rezidenciale mori statusin e investimit strategjik në nëntor të vitit të shkuar.

Në të njëjtën mbledhje Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin edhe për një Zonë Teknologjike dhe të Zhvillimit Ekonomik (TEDA) në Xhafzotaj si dhe shtyu afatin e statusit për një tjetër subjekt që po ndërton mes Palasës dhe Drimadhesit.

Projekti “Lëkurës” i cili ka për aplikant subjektet TDT & Partners sh.p.k dhe TECHNO-ALB sh.p.k, në pronësi të vëllezërve Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi, parashikon realizimin e një kompleksi të madh turistik, i cili shtrihej ZK 8642, në një gjurmë me sipërfaqe prej 67,9 ha në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë. Projekti parashikonte realizimin e zonave të hotelerisë, zonave rezidenciale dhe shërbimeve të ndryshme.

Subjektet kanë ndarë projektin me faza dhe për fazën e parë projekti është pajisur me Leje Zhvillimi me vendimin e KKT nr. 23 datë 09.07.2024, “Resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime”, faza 1, me vendndodhje në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k, dhe me Leje Ndërtimi me vendimin e KKT nr. 05, datë 04.10.2024, “Resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime” faza VENDINR. _, DATË_._.2016 “Resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime” faza 1, me vendndodhje në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.

Faza e Parë e projektit parashikon ndërtimin dy hoteleve me 5*, një zone rezidenciale dhe një zone komerciale me sipërfaqe totale prej 15, 1 ha. Projekti në pjesën më të madhe të tij përfshin komponentë që i përkasin sektorit së turizmit, si hotel, vilat në funksion të hotelit, ambiente shërbimi, bare e restorante, si dhe shërbime të tjera relaksi e rekreacioni”, thuhet në vendim

Vlera e investimit për projektin e plotë të propozuar parashikohet të jetë 447.1 milionë Euro. Për fazën e parë të projektit subjektet kanë vendosur në dispozicion dokumentacionin e marrëveshjes me pronarët për zhvillimin e projektit në një truall privat me sipërfaqe 15.1 ha.

Pra ky është një tjetër rast ku pronat në breg det iu jepen biznesmenëve të përfshirë ose të përfolur në botën e krimit.

Edhe emri i vëllezërve Avdia nuk është fare i pa dëgjuar.  Më 30 gusht 2024, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye dosjes “Toyota Yaris”, një episod ku, në Portin e Durrësit, u kapën 3.2 milionë euro në dy automjete që vinin nga Belgjika.

Për atë rast, është arrestuar ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë me urdhër të SPAK-ut.

Berisha duket se ka siguruar të dhëna nga dosja, e cila, me vendim të Gjykatës së Posaçme, nuk është lejuar të bëhet publike. Dhe nga ajo dosje ai nxjerrë detaje ku thotë se familja Avdia ishin pjesë e klanit të Toyota Yaris.

, “…Paratë e klanit të rrezikshëm Toyota Yaris kanë patur si destinacion edhe pronarin e kullës pas sahatit me mbiemër Abdia. Ky ndërtues i lidhur si mishi me thoin me Erion Veliajn është një nga pritësit të klanit të narko-eurove, sipas regjistrimeve të klanit Toyota Yaris, të cilat janë fshehur nga Prokuroria e krimit dhe gjykatësja kriminale…”, shkruante Berisha në Facebook.

Në deklaratën e tij, Berisha duket se i referohet kullës “Book Building”, e cila ka marrë leje në Shkurt 2018 nga Këshilli i Rregullimit të Territorit, një strukturë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Leja është miratuar për shoqërinë “TDT & Partners”, me ortakë Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia, mbiemra të përmendur nga Berisha. Dhe ja pas 3 vitesh ata bëhen investitor strategjikë në një zonë tjetër kaq të rëndësishme, ku do të hedhin sërish para për ndërtime. Dihet tashmë që sektori i ndërtimit është kthyer në një lavatriçe parash të pista për biznesmenët dhe politikanë të përfshirë në botën e krimit.

Etiketa: Kryesore1në pronësi të vëllezërveProjekti “Lëkurës” i cili ka për aplikant subjektet TDT & Partners sh.p.k dhe TECHNO-ALB sh.p.k

Lajme të lidhura

Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës
Aktualitet

Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

22:59 - 28/07/26
Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit
Aktualitet

Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

22:34 - 28/07/26
Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)
Aktualitet

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

21:54 - 28/07/26
Para
“Si nuk na dhe nga rakia e gruas”, Isuf Hasa rrëfehen vrasjen e fqinjit

“Si nuk na dhe nga rakia e gruas”, Isuf Hasa rrëfehen vrasjen e fqinjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona
Breaking Views

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona

23:29 - 28/07/26

Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, autoritetet kanë nisur gërmimet pas ngritjes së dyshimeve për varrezë masive nga lufta në...

Lexo më shumë
Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

22:59 - 28/07/26
Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

22:54 - 28/07/26
Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

22:34 - 28/07/26
Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

21:54 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com