GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“I hëngrëm sysh”, Ludogorets degjeneron Ballkanin

21:57 - 19/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
A do ketë befasi sonte? Ja si pritet të rreshtohen ekipet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ballkani i ka dhënë fund aventurës së vet në UEFA Champions League, në mënyrën më të keqe të mundshme.

Kampionët e Kosovës, udhëtuan drejt qytetit bullgar të Razgradit, për duelin ndaj Ludogorets, me avantazhin e dy golave të akumuluar nga ndeshja e parë.

Takimi i kthimit ama, që pritej të ishte një administrim avantazhi, për një ekip që tregoi nivel të lartë loje, në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokri”, u transformua menjëherë në një makth të vërtetë.

Vendasit zhbllokuan shifrat, menjëherë, duke ngushtuar diferencat në rezultatin e përgjithshëm, pas vetëm 4 minutash lojë, me Tekpetey që dërgoi topin në rrjetë pas gabimeve në mbrojtjen kosovare.

Ballkani mesa duket e mori këtë ndeshje shumë lehtshëm, duke treguar një fodullëk të pashoqë.

Në fund të pjesës së parë, erdhi dhe barazimi i rezultatit global, me Tekpetey, që ndëshkoi përsëri ekipin nga Suhareka.

Me rezultatin 2-0, u mbyllën 45 minutat e para të lojës. Në pjesën e dytë, u kompletua dhe “degjenerimi”, me Tissera që realizoi golin e tretë për Ludogorets, në minutën e 49’. Tashmë të kualifikuar, bullgarët e administruan më mirë avantazhin, me Ballkanin që tashmë, ishte i detyruar për të shënuar, për të dërguar takimin në shtesë.

Gjithçka e kotë, sepse djemtë e Dajës, pësuan dhe golin e katërt, në minutën e 78’, me Caio Vidal, që në një aksion model, mposhti portierin e Ballkanit.

Nga ky moment e deri në fund, nuk pati më histori, me Ludogorets, që siguroi kualifikimin për në raundin tjetër, ndërsa Ballkani i Ilir Dajës, do të ngushëllohet me turin e dytë të Conference League./m.b /gijotina.com

Etiketa: BallkaniChampions LeagueKryesore1Ludogorets

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Inceneratorët e Ramës dhe IPARD-i i Bashkimit Europian

Inceneratorët e Ramës dhe IPARD-i i Bashkimit Europian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com