GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I hoqën mikrofonin deputetit të Bashës, përjashtohen për 10 ditë Vokshi e Hoti

15:36 - 16/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I hoqën mikrofonin deputetit të Bashës, përjashtohen për 10 ditë Vokshi e Hoti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretariati Etik në Kuvendin e Shqipërisë vendosi të përjashtojë me 10 ditë deputetet Albana Vokshi dhe Elda Hoti, pas kërkesës së paraqitur nga deputetët socialistë.

Dy deputetet e opozitës fajësohen se nuk kanë lejuar të flaës në seancë deputetin Arbi Agalliu, duke i hequr kartën elektronike, por edhe mikrofonin.

Agalliu, i rreshtuar në krah të Lulzim Bashës, në seancën e fundit plenare mori fjalën pasi Lindita Nikolla njoftoi se Kryeministri Edi Rama kishte deleguar Elisa Spiropalin për të folur lidhur me kërkesën për interpelancë me kreun e qeverisë. Në momentin që Agalliu mori fjalën për procedurë, në një kohë që deputetët e opozitës protestonin në sallë, dy deputetet Hoti dhe Vokshi i kërkuan kolegut të tyre të ndërpresë fjalën, më pas i hoqën mikrofonin dhe kartën elektronike, duke nxjerrë jashtë përdorimit pajisjen.

Ky incident duket se nuk i ka shpëtuar deputetëve socialist që kanë nxituar të hartojnë kërkesën duke kërkuar përjashtimin e dy deputeteve, që i shtohen listës së gjatë të ligjvënësve opozitarë që përjashtohen nga punimet e Kuvendit.

Pas vendimit ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Në postimin e saj në rrjetin social Vokshi thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.

“Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre

– Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete.
– Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare.
– Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës.
– Urdhëron gratë ministre të firmosin cdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij…”, shkruan Vokshi

Lajme të lidhura

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
61 vjeçari dhunon bashkëshorten, arrestohet

Procedohet penalisht drejtuesja e IMT, dyshohet se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com