GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I ishte hequr licensa, si mjeku italian trajtonte tumorin nga Tirana me Skype dhe Whatsapp

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I ishte hequr licensa, si mjeku italian trajtonte tumorin nga Tirana me Skype dhe Whatsapp
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një mjek italian ka rënë në pranga pasi trajtoi me mesazhe në Whatsapp dhe lidhje skype katër pacientë, disa me kancer dhe të tjerë vetëm me disa shqetësime. Vizitat online mjeku italian i bënte nga Tirana, pavarësisht se ishte përjashtuar nga regjistri i mjekëve në vitin 2006, pikërisht për nxitjen e kësaj terapie falas. Vepra penale për të cilën mjeku del para gjyqit, është ajo e ushtrimit abuziv të profesionit.
Corriere de la Sera raporton se faktet datojnë në vitin 2016: Simoncini viziton dhe jep receta nga studimet e tij në Romë apo Tiranë pavarësisht se nuk ka mundur të kryejë aktivitetin. Në vitin 2018, pas vizitave me katër pacientët, Simoncini u dënua në shkallë të parë me pesë vjet burgim me akuzën e vrasjes nga pakujdesia për vdekjen e vitit 2012 të Luca Olivotto, nga Catania, 27 vjeç, që vuante nga tumori në tru, dhe u trajtua me bikarbonat në një klinikë në kryeqytetin shqiptar. Dënimi, i konfirmuar në apel, së fundmi është anuluar me shtyrje.
Në tetor gjashtë vjet më parë, Simoncini, nëpërmjet një lidhjeje interneti, i përshkruan një skanim CT një gruaje të lindur në Rumani, edhe pse ndalohej ta bënte diçka të tillë për shkak të përjashtimit. Gjithashtu në të njëjtin muaj ai kishte një konsultë me pagesë përmes skype me një grua nga Castrovillari. Në nëntor 2016, përmes ëhatsapp-it, ai shkëmben mesazhe me një paciente, ku sugjeron larje me bikarbonat për trajtimin e tumorit. Në të njëjtën periudhë ai konsultohet nga një 77-vjeçar nga Napoli, të cilit ai i përshkruan recetën e tij (me efekte të diskutueshme) që përbëhet nga infiltrime të bikarbonatit të natriumit të holluar në 5 përqind. Një pacient tha se shpenzoi 200 euro për një vizitë. Nëse do të kishte pranuar të zbatonte recetat e ish-mjekut, do të duhej të paguante shtatë mijë euro. Kjo mbeti e vetmja vizitë.
“Simoncini dha vetëm këshilla të thjeshta” është linja mbrojtëse e hedhur nga avokati i tij, Cesare Piraino.

Lajme të lidhura

Vendoset eksploziv në derën e një banese, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit (Emri)
Aktualitet

Vendoset eksploziv në derën e një banese, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit (Emri)

09:40 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

09:13 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
Fjolla Morina gjen dashurinë e re pas ndarjes nga Fisnik Syla? (Foto)

Fjolla Morina gjen dashurinë e re pas ndarjes nga Fisnik Syla? (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendoset eksploziv në derën e një banese, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit (Emri)
Aktualitet

Vendoset eksploziv në derën e një banese, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit (Emri)

09:40 - 12/09/26

Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në...

Lexo më shumë
Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

09:33 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

09:13 - 12/09/26
Kosova po pret! Sot në Prishtinë mbahet ‘Marshi për Liri’, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova po pret! Sot në Prishtinë mbahet ‘Marshi për Liri’, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

08:47 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com