GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

I jep fund karrierës televizive? Ja si përgjigjet Xhemi Shehu

16:43 - 18/06/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
I jep fund karrierës televizive? Ja si përgjigjet Xhemi Shehu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu ka folur si rrallëherë rreth jetës personale dhe asaj profesionale, nga rikthimi në ekran, te prindërimi dhe njerëzit me të cilët sot nuk gëzon raporte të mira.

Në një intervistë për emisionin “Wake Up”, ajo u pyet nëse “Qesh mirë kush qesh i fundit” mund të konsiderohet një rikthim pas shkëputjes gati njëvjeçare apo pret një “rikthim me fishekzjarrë”.

Nga ana tjetër, pyetjes së moderatores në studio Xhemi i është përgjigjur duke u shprehur se rikthimin në Top Channel e quan kthim në shtëpi.

“Nuk pres rikthim me fishekzjarrë, se më duket se nuk jam larguar kurrë. Unë jam këtu, derën e kam të hapur dhe nuk e quaj një rikthim nëse vij në ‘Top’. ‘Qesh mirë kush qesh i fundit’ ishte një rikthim pas pauzës që bëra pas largimit nga ‘Portokalli’, por e quaj veten se jam ende në shtëpi. Nëse do të vija prapë, mos shpenzo për fishekzjarrë. Bëj pauza, sepse lodhem dhe për t’u kushtuar vëmendje gjërave që i kam lënë pas dore, televizioni të kushtëzon”.

Duket se pas “Qesh mirë kush qesh i fundit”, vështirë se Xhemin do ta shikojmë më në ekran. Sezoni i ri i spektaklit të humorit me gjasa nuk do të ketë një sezon të dytë, duke e lënë kështu pa një format prezantuesen.

Më pas, Isli Islami e vendosi përballë një zgjedhjeje të vështirë mes “Wake UP”, “Për’puthen”, “Dancing With the stars” dhe një talk-show, të cilin prej tyre do donte Xhemi të moderonte? Dëshira e saj nuk ishte asnjë nga alternativat.

Pa hezitim Xhemi përmendi “Portokallinë”, për të cilën edhe më parë ka thënë se është eksperienca e saj më e veçantë.

“Për momentin jam shumë mirë, nuk dua asgjë. Por tanimë e di çfarë dua dhe ku do ta gjeja veten dhe nëse do të më ofrohej diçka e tillë, do të thosha ‘Pse jo’. Do të zgjidhja “Portokallinë” patjetër”.

Xhemi portretizohet si një figurë paqësore, që nuk është bërë pjesë e skandaleve apo sherreve publike, por nëse doni të dini me cilët nuk shkon mirë, mjaft të gërmoni në Instagram.

“Nuk shkoj mirë me njerëzit me të cilët kam punuar dhe nuk punoj dhe nuk do të punoj më, që nuk i kam në Instagram. Kushdo mund t’i shohë. Njerëzit që kam punuar dhe nuk i kam më, nuk do të punoj në të ardhmen, nuk do t’i kem as miq. Më kanë bërë të ndihem keq dhe jam në një pikë kur nuk bëj më kompromise”.

Bashkëpunëtori i saj i preferuar mbetet Salsano Rrapi, me të cilin Xhemi gëzon një raport të veçantë edhe jashtë ekranit.

“Me Salsanon nuk kam qenë shumë mirë që në fillim. Kam krijuar me kohën një marrëdhënie të shkëlqyer. Kuptohemi në ajër dhe kjo vjen falë periudhës së gjatë që kemi punuar, por edhe kemi qëndruar jashtë punës. Ai është i pari i çdo liste bashkëpunëtorësh”.

Etiketa: portokalliprezantueseXhemi Shehu

Lajme të lidhura

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Para
Nga ndarja me Melisën te raporti me Tean, rrëfehet Andi: Femra më seksi është…

Nga ndarja me Melisën te raporti me Tean, rrëfehet Andi: Femra më seksi është…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të...

Lexo më shumë
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

14:03 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com