GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘I kaluam problemet’, kapiteni Pjeshka shprehet optimist për ekipin

23:10 - 12/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
‘I kaluam problemet’, kapiteni Pjeshka shprehet optimist për ekipin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Te Flamurtari e marrin shtruar. Janë të parapërgatitur për garën e ashpër që i pret dhe se ngjitja do të jetë “malore” e kjo i detyron që të mos bëjnë shumë llogari. Vëmendja është vetëm te ndeshja e radhës dhe jo më larg se kaq.

Këtë e thotë edhe kapiteni i kuqezinjve, në një intervistë për “Panorama Sport”. Denis Pjeshka sheh rritje të skuadrës dhe mbi të gjitha problemet i quan pjesë të së shkuarës. Nuk kishte si të mos fliste edhe për Elbasanin, kundërshtarin e radhës në kampionat. Nuk e mbivlerëson dhe as nënvlerëson, por qartazi e thotë që do fitoren.

Pas fitores me Besën, a është më e qetë situata në ekip?

Jemi më të qetë, edhe pas dy ditëve pushim. Kemi filluar punën për ndeshjet e ardhshme, që do të luhen javën që vjen. Fillimisht kemi Kupën e Shqipërisë, ku përballë do të kemi Luftëtarin dhe më pas Elbasanin për llogari të kampionatit. Jemi të fokusuar te seancat stërvitore dhe do të punojmë fort për objektivin.

Si mendoni se do të ndikojë pushimi i kampionatit?

Nuk është se ka ndonjë ndikim as për mirë dhe as për keq. Por, mendoj që kemi kohë më shumë për t’u përmirësuar. Kemi hasur edhe probleme gjatë këtyre javëve dhe ndalesa na jep mundësinë që të punojmë për t’u korrigjuar dhe perfeksionuar. Një lloj ndihme është edhe kjo.

A ka ardhur grupi në 100- përqindëshin e tij?

Ekipi gradualisht ka ardhur në formë të mirë pas problemeve që ne kishim në fillim të sezonit me rezultatet. Megjithatë, po përmirësohemi dhe bëjmë maksimumin në përgatitjet tona. Por unë mendoj se ne kemi shumë punë përpara dhe për këtë jemi shumë të ndërgjegjshëm.

Me Elbasanin parashikohet “malore”. Po ju, çfarë prisni?

Ndeshjet janë të gjitha në këtë kampionat. Në fund të fundit të gjitha vlejnë tri pikë. Nuk mund ta mohoj që kjo ndeshje meriton vlerësim maksimal, edhe prej kundërshtarit. Çfarë pres unë pastaj? Do të kërkojmë fitoren, ashtu sikundër bëjmë çdo javë.

Cilët janë kundërshtarët e Flamurtarit?

Sikundër e thashë edhe më sipër, ne vlerësojmë çdo kundërshtar njësoj. Pastaj për pretendentët besoj se është ende herët për të folur. Rivali ynë? Gjithmonë është ndeshja e radhës.

 

Etiketa: pjeshka

Lajme të lidhura

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore
Breaking Views

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield
Breaking Views

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Para
Spanja i shtyn kualifikimin Skocisë, Turqia merr kreun e grupit

Spanja i shtyn kualifikimin Skocisë, Turqia merr kreun e grupit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit
moti

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:35 - 16/03/26

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me...

Lexo më shumë
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com