GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘I kam refuzuar dorëheqjen Ballukut’, Rama: Nuk ka prokuror dhe gjykatës që t’i diskutojë vendimet tona

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘I kam refuzuar dorëheqjen Ballukut’, Rama: Nuk ka prokuror dhe gjykatës që t’i diskutojë vendimet tona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke vazhduar të bëjë avokatin në mbrojtje të ushtares së tij të besuar, kryeministri Edi Rama tha sot se Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen nga funksionet si zv.kryeministre dhe ministre, por të tre herët ai e ka refuzuar.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku u bënë me dije ndryshimet ligjore, kryeministri theksoi se nuk ia pranuar dorëheqjen sepse do të bëhej fjalë për një largim që kalon jashtë territorit të pushtetit ekzekutiv.

Rama tha se nuk do ta pranojë dorëheqjen “deri kur të plotësohen kushtet”. Dhe kur të plotësohen kushtet, shtoi ai, “s’e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor.”

“Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, e dyta ku iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë pasi GJK nuk mori vendim dhe të tre herët jam unë që kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqjen nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është futur në territorin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falenderues për faktin që nuk ka persistuar por ka vazhduar ta marrë gjithë atë baltë mbi fytyrë se unë nuk e pranoj dorëheqjen deri kur të plotësohen kushtet. Se kur plotësohen kushtet se përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor. Se nëse do të hynim në këtë logjikë do t’i hapnim rrugë një historie që do të dëmtonte kapacitetin e pushtetit ekzekutiv për të qeverisur.”, tha Rama.

Më tej, Rama tha se kritikët nuk mund të marrin në konsideratë shembuj të vendeve të tjera, sepse Shqipëria është në një fazë krejt të ndryshme. Sipas tij, balanca mes pushteteve nuk mund të prishet nga “nga aventurizmi i një prokurori këtu e një gjykatësi atje”.

“Kush më tregon Gjermaninë apo Danimarkën iu them se jemi në kushte të ndryshme. Në Shqipëri jemi në një fazë revolucionare, transformuese, përmbysjeje të një sistemi të kalbur, të një historie kur tradita ka qenë dhe mbetet problemi më i madh për të ndërtuar një sistem gjyqësor demokratik se shkon në të kundërtën e lirisë dhe jemi në kushtet kur duke  i dhënë pavarësinë e plotë pushteti gjyqësor dhe ngritur struktura speciale për të luftuar ne që jemi ata që duhet të qeverisin, është e rëndësishme që të jemi të vëmendshëm për të ruajtur balancën që në mënyrë të përsëritur rrezikon të prishet nga aventurizmi i një prokurori këtu e një gjykatësi atje”, tha Rama.

Më tej, Rama kërcënoi hapur drejtësinë duke thënë se ata nuk i prekin dot, pasi vendimet e tyre janë sovrane.

“Ne jemi të pavarur në të drejtën tona për të marrë vendime, janë vendime sovrane dhe s’ka prokuror dhe gjykatës që t’i vërë në diskutim!”, tha Rama.

“Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm, pezullimin nga një prokuror dhe një gjykatës për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, por cenon funksionin. Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e ministrit, por pezullohet puna e institucionit”, shtoi ai.

Etiketa: BallukudoreheqjeKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë
Aktualitet

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

18:10 - 12/05/26
Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO
Aktualitet

Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

17:31 - 12/05/26
Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26
Para
Trump uron Osmanin për Pavarësinë e Kosovës: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial

Trump uron Osmanin për Pavarësinë e Kosovës: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë
Aktualitet

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

18:10 - 12/05/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X për marrëveshjen me Italinë për refugjatët, duke u shprehur i prerë se pakti...

Lexo më shumë
‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

17:42 - 12/05/26
Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

17:31 - 12/05/26
Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com