GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“I kemi hedhur themelet”/ Rodriges optimist për Apoloninë e tij

16:19 - 23/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“I kemi hedhur themelet”/ Rodriges optimist për Apoloninë e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i ri i Apolonisë së Fierit, Jeraj Rodriges “zbërthen” ekipin e tij tani që ka kaluar një muaj nga emërimi i tij në krye të fierakëve dhe ka zhvilluar tri miqësore, trajneri ka një ide më të qartë për ekipin që drejton. Edhe pse ka humbur përballë Bylisit, Elbasanit dhe Flamurtarit, spanjolli nuk shqetësohet.

Nuk i interesojnë rezultatet në këto ndeshje testuese, kur lojën e ekipit e sheh në rritje. Gjatë një interviste të dhënë enkas për median sportive shqiptare “Panorama Sport”, flet edhe për merkaton.

Klubi nuk e ka bërë ende asnjë afrim, por tekniku nuk pezmatohet. I kanë premtuar 4 përforcime dhe është i sigurt që deri më 31 gusht do t’ia sjellin.

 

Mbushët muajin në Fier. Si ka qenë kjo periudhe për ju?

Muaji i parë ka shkuar shumë mirë. Ne kemi punuar ditë pas dite për të hedhur themelet e para të projektit tonë.

Jemi duke kërkuar çdo ditë e më shumë, madje duke përmirësuar gjithçka deri në detajet më të vogla.

Ekipi në tërësi dhe lojtarët në veçanti po japin maksimumin e tyre, gjithashtu po mësojnë diçka të re çdo ditë dhe jam plotësisht i bindur që do të jenë shumë konkurrues. Këtë mentalitet po e arrijmë në çdo seancë stërvitore.

 

Faza përgatitore po shkon drejt fundit, ka arritur kulmin e saj, nisur nga ngarkesat e marra dhe miqësoret e zhvilluara deri tani. Si paraqitet situata aktuale e ekipit?

Situata aktuale e ekipit është e kënaqshme. Jemi duke përmirësuar konceptet fizike, teknike dhe taktike të modelit e stilit të lojës. Gjithçka po bëhet nga e para dhe mund të them se ky fillim është i mbarë.

 

Tri ndeshje miqësore të zhvilluara dhe të tria të humbura. A nuk jeni i shqetësuar për këto humbje?

E vërtetë që kemi humbur në tri ndeshjet e para miqësore, por nuk më shqetëson aspak rezultati. Ai është në plan të dytë në këtë fazë.

Personalisht shoh që skuadra po tregon pjekuri dhe përmirësim të vazhdueshëm të lojës, e mbi të gjitha një nivel konkurrues, i cili është për t’u vlerësuar e duartrokitur.

Ne kemi vendosur udhëzime dhe koncepte për çdo ndeshje, ku disa gjëra janë bërë mirë dhe disa të tjera jo aq mirë.

Vijojmë me përgatitjet tona dhe qëllimi ynë kryesor është përmirësimi i lojës dhe ndreqja e gabimeve të bëra që në startin e kampionatit të jemi më shumë se gati, pasi aty gjithçka është shumë serioze.

 

A morët përgjigjet e duhura nga ekipi në tërësi?

Skuadra dhe lojtarët po i përvetësojnë konceptet çdo ditë e më mirë, kjo gjë nuk është e lehtë. Madje kërkon edhe shumë kohë.

Fatmirësisht ata po i përvetësojnë shpejt, ndaj jam i kënaqur, kështu që na mbetet vetëm të vazhdojmë punën e nisur, me të njëjtën dëshirë, besim, vendosmëri dhe përgjegjësi.

 

Kanë mbetur vetëm 8 ditë nga mbyllja e merkatos verore. Kur do ta bëjë Apolonia transferimin e parë?

Nëse gjithçka shkon sipas planit, me drejtuesit sportiv të klubit që kanë punuar në heshtje të plotë e me shumë kujdes, atëherë në ditët në vijim do të mbërrijnë 2 nënshkrimet e para, mundësisht edhe 2 të tjera deri më 31 gusht.

Kështu ka qenë ideja dhe objektivi ynë që në fillim. Pra, plot 4 nënshkrime për të përmirësuar ndjeshëm skuadrën në cilësi e sasi dhe për të qenë shumë dinjitozë në këtë ligë të gjatë e të vështirë.

 

A është e gatshme Apolonia të përballet me kampionatin me kontingjentin e lojtarëve që ka?

Patjetër që po, por edhe përforcimet do të jenë të rëndësishme, duke ditur që kampionati është i gjatë dhe i vështirë.

Ato do të rrisin cilësinë e konkurrencën dhe skuadra do të jetë në lartësinë e duhur për t’u përballur më këdo e kudo./PanoramaSport

Etiketa: Apolonia FierJeraj Rodriges

Lajme të lidhura

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann
Breaking Views

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen
Breaking Views

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Para
Rina Balaj me pushime në Santorini (VIDEO)

Rina Balaj me pushime në Santorini (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë
Breaking Views

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26

Sot po mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të tjerëve. Meta i cili është nën akuzë...

Lexo më shumë
Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

14:30 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26
“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

13:43 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com