GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“I kemi idetë e qarta”, Rama për median franceze: Afganët nuk i pranuam me kërkesë të SHBA

09:00 - 25/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
“I kemi idetë e qarta”, Rama për median franceze: Afganët nuk i pranuam me kërkesë të SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”. Rama është shprehur se ndonëse një vend i vogël, Shqipëria, si anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB, do bëjë çdo gjë që nevojitet për të çuar përpara objektivat e Kombeve të Bashkuara.

“Jemi shumë të nderuar. Për ne është ngjarje vërtet historike që të bëjmë pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB. Sigurisht, jemi një vend i vogël, por kemi ide shumë të qarta, do të bëjmë gjithçka duhet, për të çuar përpara bashkë me të tjerët objektivat e Kombeve të Bashkuara dhe ecur drejt objektivave të përbashkët për një botë më të mbrojtur ndaj ndryshimeve klimatike, për një botë me më shumë barazi ndërmjet burrave dhe grave, për një botë më solidare, dhe sigurisht, për një botë të bashkuar kundër të keqes, kundër terrorizmit, dhe fondamentalizmave të të gjitha anëve”.

Ndër të tjera, kryeministri është ndalur edhe te strehimi i qytetarëve afganë në Shqipëri, pas marrjes së pushtetit në Afganistan nga talebanët. Rama tha se vendi ynë nuk i priti afganët me kërkesë të qeverisë së SHBA, por pasi kontaktuan me disa organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut.

“Jo. Nuk është kaq e thjeshtë. Së pari, ne s’ua hapëm derën me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA. E hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut në SHBA, dhe thamë “PO”. Sepse për ne, kjo është çështje respekti ndaj  historisë, ne jemi një vend mikpritës, një vend që, me krenari ka qenë vendi i vetëm në Evropë që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj, dhe ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve, jemi një vend që ka pritur gjysmë milion refugjatë lufte që u ikën masakrave të regjimit të Sllobodan Milosheviçit në 1999 dhe jemi një vend ku është shumë e rëndësishme që të mos harrohet, se ka një kohë për të kërkuar, ka një kohë për të dhënë. Ne kemi qenë afganët para 30 vjetëve, dhe po të mos kishte qenë mikpritja e italianëve dhe e të tjerëve nuk do të kishim mundur të dilnim nga ferri ynë, që nuk ishte një ferr i talibanëve islamistë, por ishte një ferr i talibanëve të kuq. Për të gjitha këto, për ne kjo është thjesht e natyrshme”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij ditën e premte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Rama tha se rajoni e ka treguar përkushtimin e tij me anë të nismës së “Open Balkan” duke e konsideruar atë si prova që rajoni ka për rritjen e punësimit, investimeve dhe zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë.

Dënimi i Adriatik Llallës, reagon për herë të parë Rama: Vendimi flet vetë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas dënimit të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla me dy vite burg.

Rama ka thënë për median francez “TV5MONDE”, se vendi po bën një luftë të hapur ndaj korrupsionit dhe arrestimi i Llallës është një fakt.

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës, së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim”, tha Rama.

GJKKO ka dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndërsa për 5 vite nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik.

Gijotina.com ka raportuar më herët se Llalla është larguar nga Shqipëria, megjithatë theksojmë se nëse nuk paraqitet pas lënies në fuqi të vendimit, ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Emigrimi i qytetarëve, Rama justifikohet para medias franceze: Ndodh dhe në BE

Gjatë fjalës së tij për median franceze, “TV5MONDE”, kryeministri Rama ka komentuar ndër të tjera dhe largimin në masë të qytetarëve nga vendi.

I pyetur nëse Shqipëria në një farë mënyre është një ferr për popullsinë e saj, pasi ka një eksod në masë të shqiptarëve që emigrojnë drejt vendeve të tjera, Rama u justifikua duke thënë se lëvizja e njerëzve ndodh dhe në BE.

“Jo, sepse së pari, në të gjitha vendet e Lindjes, qofshin vende anëtare të BE, qofshin vende kandidate të BE, ka pasur një lëvizje masive të njerëzve drejt Perëndimit, dhe, nëse për ata që janë anëtarë, bëhet fjalë për lëvizje brenda një perimetri tregu të lirë të punës, për shqiptarët dhe të tjerët bëhet fjalë për një lëvizje që nuk është vërtet e lirë. Është një lëvizje e lidhur sigurisht me çështje ekonomike, por është e lidhur gjithashtu me rrjete të emigracionit të paligjshëm. Thënë kjo këtu nuk ka aspak kontradiktë, sepse ne jemi një vend mikpritës, i kemi pritur gjithmonë njerëzit në nevojë dhe do ta bëjmë gjithmonë”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu reagoi për herë të parë ndaj dënimit të ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndërsa u pyet dhe për strehimin e emigrantëve afganë në Shqipëri.

Etiketa: afganetEdi Rama

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
BSH: Mikrofinancat po cenojnë tregun financiar, rritën ndjeshëm kreditë me probleme

BSH: Mikrofinancat po cenojnë tregun financiar, rritën ndjeshëm kreditë me probleme

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com