GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

I kërkuan ndryshimin e emrit, “House of Zana” me pronarë shqiptarë mposht në gjyq gjigantin “Zara”

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
I kërkuan ndryshimin e emrit, “House of Zana” me pronarë shqiptarë mposht në gjyq gjigantin “Zara”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“House of Zana” është një biznes i vogël në fushën e modë, në pronësi të Amber Kotrrit, një shtetase angleze me bashkëshortin shqiptar, që ka mundur në një betejë të gjatë gjyqësore, gjigandin e e botës së modës, kompaninë spanjolle “Zara”.

Zara u përpoq që nëpërmjet një procesi gjyqësor ta bënte kompaninë me bazë në Darlington që të ndryshonte emrin, pasi ishte “konceptualisht identike” dhe “ngjashmëria krijonte konfuzion” për blerësit. Avokatët e Zara-s pretenduan me argumentet e tyre se njerëzit “do ta lexonin gabim, do ta dëgjonin gabim, do ta shqiptonin gabim dhe/ose do ta perceptonin ndryshe “House of Zana” si Zara” dhe se emri ulte prezencën e markës.

Zara e bëri kundërshtimin e saj të hapur kur u njoftua se pronarja e “House of Zana”, Amber Kotrri u përpoq të regjistronte markën e saj tregtare. Kotrri, e cila e nisi biznesin katër vjet më parë dhe e quajti atë sipas fjalës shqipe për zanën ( një krijesë mistike me flatra që shfaqet në eposin e Shqipërisë), këmbënguli se të dy markat nuk do të ngatërroheshin dhe refuzoi të riemërtonte kompaninë.

Gjithashtu, gjykatësi në vendimin e tij final tha se është i sigurt se blerësi mesatar nuk do të ngatërrohet mes biznesit të vogël dhe kompanisë shumëkombëshe të modës dhe pajisjeve shtëpiake. Ai tha se emri i biznesit të Kotrrit mund të qëndrojë siç edhe është, duke thënë se dallimet janë të mjaftueshme për të nënkuptuar që konsumatori mesatar nuk do të ngatërrohet. “Unë e pranoj se zgjedhja e emrit është i nxitur nga trashëgimia shqiptare e zonjës Kotrri dhe ideja e rrobave të prodhuara me delikatesën magjike të zanave dhe nuk gjej asnjë motiv cinik në përdorimin e emrit. Edhe për ata që, bazuar në perceptimin e tyre për komponentin e ngjashëm, kujtojnë fjalën ZARA, mendoj se lidhja mendore do të jetë më shumë se kalimtare”, tha Mattheë Ëilliams.

Ndërkohë, Kotrri tha se ndihej “sikur një barrë e rëndë po i hiqej nga supet”. “Unë me të vërtetë besoja se do të fitoja, kjo është arsyeja pse e luftova kaq shumë. Por në pjesët e fundit të seancës gjyqësore, kur ata thoshin se nëse humbisja do të më duhej të paguaja tarifat e tyre, pak dyshime mund të zvarriten në mendje në mes të natës. Por unë isha i sigurt se me siguri çdokush mund të shohë se dy emrat nuk janë të ngjashëm”, tha ajo. Pas fitores kundër kompanisë spanjolle, Kotrri theksoi se shpresonte të kalonte më shumë kohë e fokusuar në rritjen e markës së saj. Një zëdhënës i Zara tha: “Ne nuk dëshirojmë të bëjmë koment mbi gjykimin, por vazhdojmë t’i urojmë zonjës Kotri suksese në biznesin e saj në të ardhmen”.

Etiketa: gjiganti i modesgjyqmzaram

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Vlorë

Dalin jashtë kontrollit flakët në Levan/ Digjen 6 hektarë tokë, bariu në ndjekje nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol
Aktualitet

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 11 emigrantë nga...

Lexo më shumë
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com