GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkohej për atentatin ndaj Gilmando Danit, Ylli Zalla u shpëton forcave RENEA, arrestohet një tjetër person

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkohej për atentatin ndaj Gilmando Danit, Ylli Zalla u shpëton forcave RENEA, arrestohet një tjetër person
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në zonën e Krujës për kapjen e 49-vjeçarit Ylli Zalla, të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative për vendndodhjen e tij.

Në operacion morën pjesë strukturat e DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Forcat Speciale “RENEA”. Gjatë ndërhyrjes, i shumëkërkuari ka konstatuar praninë e policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke u futur në një zonë pyjore dhe duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Ylli Zallës, në fshatin Zallë, policia ka arrestuar shtetasin Fatmir Alla, 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Ai dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka njoftuar dhe ndihmuar të shumëkërkuarin për t’u larguar nga banesa.

Në banesën e të shumëkërkuarit policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se nuk është marrë nga autori gjatë largimit, si dhe municion luftarak dhe një pajisje për detektim frekuencash.

Gjatë kontrollit është gjetur edhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi E. Z., 35 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Lezhë. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në një ngjarje të ndodhur më 10.06.2026, ku në një ambient të hapur ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë.

Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë.

gijotina.com/

Etiketa: Gilmando DaniKryesore1ylli zalla

Lajme të lidhura

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore
Aktualitet

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut
Botë

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
Para
Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

Protesta e "flamingove"/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26

Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokainës në qytetin e Peruxhias....

Lexo më shumë
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

22:22 - 27/10/26
Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

22:13 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com