GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

I la me qera apartamentin Gjicit? Malltezi: Është falsifikim, ia kam shitur në 2008

23:05 - 16/09/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
I la me qera apartamentin Gjicit? Malltezi: Është falsifikim, ia kam shitur në 2008
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se të gjitha paratë e dërguara prej saj në fondacionin e drejtuar nga nëna e saj Liri Berisha janë bamirësi.

Ajo deklaroi se paratë janë dhënë të gjitha me kontratë të deklaruara dhe të tatuara dhe janë para të të ardhurave të saja dhe të bashkëshortit.

“Ai fondacion është një OJQ që nuk është e Liri Berishës, të gjitha donacionet shkojnë për fëmijët. Janë të gjitha bamirësi, me kontratë, janë të gjitha të deklaruara, të tatuara, janë bërë me bankë. Ne paguajmë çdo vit 2,5 për qind të asaj që kemi për zekat, dhe kjo ka qenë pjesë e kësaj. Kanë qenë 100 për qind të ligjshme, me burim  të kontrolluar dhe tatuar. Se çfarë bëj unë me të ardhurat e mia të deklaruara… çdo vit bëj deklarime në ILDKP”, tha Malltezi.

A ka ndikuar Berisha në përshpejtimin e privatizimit? Përgjigjet Argita Malltezi?

Argita Malltezi u shpreh se SPAK nuk ka denjuar që në dosjen hetimore ndaj babit të saj të përfshinte një document që vërtetonte se privatizimi është bërë në kohën e qeverisë së Fatos Nanos e jo më vonë, në kohën e qeverisë Berisha.

“Shkresën që vërteton që privatizimi është bërë nga qeveria Nano dhe jo nga qeveria Berisha, ja kemi dorëzuar SPAK që në gusht tëvitit 2023 kur bëm një kallëzim ndaj Taulant Ballës. Sot e kësaj dite SPAK nuk e ka future në dosje. Në faqen tre të akt akuzës thotë: Duket sikur procesi i privatizimit nisi nga mesi i 2005-ës dhe paragrafi tjetër thotë në vazhdim kur Berisha fitoi zgjedhjet, prat ë krijon idenë sikur e ka nisur Berisha, në fakt ka nisur nga qeveria Nano,” -u shpreh Malltezi.

Malltezi përmendi edhe një apartament të blerë nga Gjici. Ajo tha se nuk ka marrë kurrë pagesë qeraje nga apartamenti që i ka shitur ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Sipas saj, ajo ja ka shitur Gjicit në vitin 2010 banesën ku ajo ka jetuar, e më vonë ka blerë një tjetër shtëpi , po në të njëjtën rrugë, të cilën e ka dhënë me qera dhe ka marrë lekët e qerasë vetëm nga kjo e dyta.

“Më thanë që ishte bërë shitje apartamenti ndaj Safet Gjicit. Ky është falsifikimi i Aktit Zyrtar nga prokurorët e SPAK. Unë i kam shitur Safet Gjicit, në një kohë kur ai nuk ishte një njeri kaq i njohur sa sot, atëherë ishte biznesmen, apartamentin në 2008-ën, që unë kam banuar sepse nuk arrija ta jepja me qera. Bleva një apartament në të njëjtën rrugë dhe e dhashë me qera, për atë kam marrë qera, por s’kam marrë kurrë për apartamentin që i kam shitur Safet Gjicit, kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë,” –deklaroi Malltezi.

Gazetari Mentor Kikia ka ngritur një pyetje kundrejt Argita Malltezit në emisionin Now me Erla Mëhillin sa i takon menaxhimit të donacioneve që ajo jepte në fondacionin e së ëmës, Liri Berishës.

Në logjikën e Kikias, nëse SPAK do të ishte aq dashakeqës sa Malltezi e cilëson, atëherë në dosjen hetimore do të përfshiheshin edhe hulumtime drejt origjinës së atyre parave që përfitoheshin në kuadër të organizimit të ankandeve dhe shitjes së pikturave, e mënyrës se si më pas ato menaxhoheshin.

Pjesë nga emisioni:

Mentor Kikia: SPAK duhet që në final të shkojë vetëm me prova. Ju e akuzoni SPAK-un se ka deformuar dëshmi, megjithatë hetimi mbete brenda kuadrit të familjes, prona, transaksione. Nëse do kishte dashakeqësi, unë mund t’i sugjeroja SPAK-ut dashakeqës që të përfshinte në kuadër të sponsorizimeve të fondacionit të zonjës Liri Berisha, edhe ankandet dhuruese për blerjen ose shitjen e pikturave, paratë e të cilave shkonin për llogari të fondacionit. Këto bleheshin gjithmonë nga biznesmenë të afërt me qeverinë dhe ishin përfitues kontratash pasi merrnin pjesë në këto ankande. Kjo gjë nuk ekziston në dosje, nëse do ishte dosje dashakeqëse.

Argita Malltezi: E para, bie dakord që në aspektin ligjor kjo nuk qëndron, por këtu jemi dhe në rrafshin mediatik dhe në këtë rrafshnjerëzit kuptpojnë që çfarë repart ushtarak në shërbim të politikës është bërë SPAK-u. Kjo është një dosje pa asnjë provë, ndërkohë që privatizimi është bërë në kohën e Fatos Nanos dhe këta kanë prodhur vetëm fjali, jo prova që duan të fajsojnë Sali Berishën. Po ju jap 2 shembuj, nëse është shitur diçka kanë shkuar deri tek shitësi i katërt, kanë shkuar tek njerëzit që t’ju shkatërrojnë biznesin vetëm se ofronin shërbime në treg kundrejt parave për ne… Ndërsa për punën e ankandeve është praktikë e nisur nga persona para nesh dhe asnjë gjë nuk shkon për Liri Berishën , shkon për trajtimin e fëmijëve.

Etiketa: Argita Malltezi

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
Para
Anija Oriku ndalon në Egje mjetin lundrues me 15 persona

Anija Oriku ndalon në Egje mjetin lundrues me 15 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com