Myslym Murrizi ka reaguar pas publikimit të dosjes së SPAK, ku nga përgjimet apo zbërthimi i aplikacionit “Sky” ka“rezultuar se Dedan Gjoni, shefi i krimeve të komisariatit nr 6, i arrestuar dy ditë më parë me urdhër të SPAK, ka kërkuar vota në 2021 në mbështetje të ish-deputetit Murrizi.
Në një postim në rrjetin social, Murrizi shkruan se shumë mirë e ka bërë Dedan Gjoni që ka kërkuar vota për të, ndërsa thekson se kishte dy vite që nuk fliste me zyrtarin e Policisë pasi mendonte se e kishte gënjyer që kishte bërë fushatë për të.
Mes rreshtave, Murrizi shkruan se Vladimir Mara (prokurori i SPAK që ka hetuar grupin ku akuzohet edhe Dedan Gjoni) ka kunat Sali Skurën, ish-shefin e komisariatit të Dibrës, që sipas ish-deputetit, ka mbledhur vota për trafikantët që sot janë në Kuvend.
“E ku qëndron “ akti kriminal” i Dedan Gjonit këtu apo i kujdo Dedani që ka kërkuar vota apo ka votuar për Myslim Murrizin???????
Apo ngaqë nuk kërkoj vota për atë që ju tha Rama????
Për çdo veprim tjetër vepër penale ose jo Dedani dhe çdo qytetar i këtij vendi, mban përgjegjësi individuale, sepse jemi në sistem jo komunist mor plehra.
Po për gjysmën e deputetëve të sotëm kanë kërkuar vota dhe kanë paguar para e gjithë pjesa e llumit të kesaj shoqerie dhe nuk belbëzoni.
Do ishte mirë mor Lad Mara që edhe kunati yt Sali Skuro ish koleg i Dedanit si shef komisariati të kishte kerkuar vota për Myslim Murrizin e jo per trafikantët që jane sot në Parlament”, shkruan Murrizi.
Reagimi i plotë i Murrizit:
Një përgjigje për prokurorin Lad Mara, për gjyqtaren Trendafile Ulliri, për çdo media, portal dhe çdo fundërrinë që mendon se duke nxjerë pjesë nga një dosje nën hetim ku një ish zyrtare policie në detyrë ne Elbasan dhe me çertifikatë sigurie në mars 2021 paska komunikuar me dy shtetas emigrant dhe i ka kërkuar votë për Myslim Murrizin dhe njëri i përgjigjet që kam rrespekt, e tjetri i thotë që është ndarë nga PD, mund të bëjnë lajm të “madh”.
Po shumë mirë ka bërë Dedan Gjoni që paska kërkuar vota për Myslim Murrizin.
Myslim Murrizi as ka vrarë për pushtet, as ka vjedh në pushtet, as ka qen komunist dhe as ka qen spiun sigurimi, as ka marë tendera nga parat publike dhe as ka dhënë tendera oligarkëve, as ka përfituar nga inceneratorët e as ka vlla të denuar per trafik në itali ose vrasës me pagesë, as ka qenë në burg për vrasje apo për hajdut makinash, trafikant, apo tutorë
E ku qëndron “ akti kriminal” i Dedan Gjonit këtu apo i kujdo Dedani që ka kërkuar vota apo ka votuar për Myslim Murrizin???????
Apo ngaqë nuk kërkoj vota për atë që ju tha Rama????
Për çdo veprim tjetër vepër penale ose jo Dedani dhe çdo qytetar i këtij vendi, mban përgjegjësi individuale, sepse jemi në sistem jo komunist mor plehra.
Po per gjysmen e deputeteve te sotem kane kerkuar vota dhe kane paguar para e gjithe pjesa e llumbit te kesaj shoqerie dhe nuk belbezoni
Do ishte mire mor Lad Mara qe edhe kunati yt Sali Skuro ish koleg i Dedanit si shef komisariati te kishte kerkuar vota per Myslim Murrizin e jo per trafikantet qe jane sot ne Parlament
Madje edhe ti bashke me trendafilen e shume te tjere duhet te kishit kerkuar vota per Myslim Murrizin, sepse jo vetem qe nuk do turperoheshit por perkundrazi do beheshit krenar nga qendrimet e mia
Ftoj çdo goje hale apo shpirt hale qe te shkruaj çfare te doj se veç ma ngrejne akoma me shume K…..urajon per tju thyer turinjte duke jua perplasur K…. alpsinllikun surratit ose duke jua futur ne goje çdo gazete paçavure siç bete ne janar 2022 kur sajuat pastrimin e parave
Po postoj dhe nje sqarim te botuar ne nje portal
Une kam qene kanidat kryesisht ne Fier dhe Dedani me pune ne Elbasan keshtu qe nuk ka lidhje me detyren e tij nese paska kerkuar vota ne Tirane
E para sa koh qe une merem me politik dhe kerkoj vota ne fushate nuk i ndaj sipas puneve atyre qe ju kerkoj votat. Per mua mund te kerkojne vota punonjes policie, punonjes administrate, biznesmene, mesues, gjyqtare, prokurore dhe çdo qytetar qe gezon rrespekt apo ka simptati per mua dhe kjo nuk eshte e ndaluar as ne kushtetute as me ligj. Administrata e shtetit nuk eshte prone e partise ne pushtet. E dyta Dedan Gjoni si çdo punonjes policie nuk jane pjese e forcave te armatosura sepse policia ka tjeter status. E treta Dedani paska kerkuar vota per mua ne Tirane kur me pune ka qene ne durres pra nuk ka asnje lidhje me intimidimin e zgjedhesve per shkak te detyres e aq me shume qe une kam qene kanidat kryesor ne qarkun Fier sepse jam prej 33 vitesh ne politik ne Lushnje. Dedani nuk ka qene ne asnje takim timin elektoral qe te shkeli ligjin por edhe sms e paska derguar ne ora 18 pra jasht orarit zyrtare. Punonjes policie qe kane kerkuar vota per parti apo kanidat te ndryshem ne çdo pale zgjedhje ka 15000, sepse edhe ata kane te drejte vote. Nga patronazhistet rezulton se met rrumbullaku dhe tonin voci sipas tyre jane votues te ps dhe kane votuar per ps gjithmone dhe ky fakt eshte publik nga hakerat. Ne 2021 pothuajse e gjith policia ne Tirane kane kerkuar vota per ish ministrin Xhafa qe te kapercente heresin.
Meqe nje debile gjyqtare e paska quajtur shperdorim detyre pse dedani paska kerkuar vota per mua dhe jo per ramen as ma ndjen fare. Kur te zberthehen te gjitha sms e telefonave BQ do shihni trafiqe dhe krime monstruoze dhe ordinere ku pothuajse e gjith kupola e policis por edhe nga politika e drejtesia kane patur telefona trafikantesh. U kenaqa shume qe mora vesh se paska kerkuar vota per mua se te them te drejten kam dy vjet qe nuk komunikoj me me Dedanin se kam menduar qe me ka mashtruar qe ka kerkuar vota per mua. Por e verteta vonon por del dhe kjo tregon edhe njeher qe mi paskan vjedhur votat se ne te gjithe qarkun Tirane pra Tirane, Kavaj, Vore, Kamez, Rrogozhine une dhe partia PLDSH ka mare me letra 1350 vota ose gati 1 vote per qender votimi.
Une nuk i perkas politikaneve qe mbajne telefona BQ madje i kam denoncuar ne parlament sepse ka patur deputet dhe ministra me tel BQ siç ishin vete. E ftoj SPAKUN dhe karlon e çdo funderrine tjeter te medias qe te hetojne se çfare lidhje kam une me keto tel dhe me çdo pune te piste qe mund te kene bere kushdo qe ka keto tel apo qe ka qen ne fushate me mua ose ka votuar per mua. Ne 2013 rama i ftoi publikisht te gjithe felliqesirat dhe qelbesirat e ketij vendi per tu bashkuar me ps dhe mire beri. Kjo nuk do te thote se ata qe votuan ramen nuk meren me trafik perkundrazi mbi 10 trafikant i beri deputet. Tani po te jap edhe kete vd te rames ku i ben thirrje policis te votoj dhe te bej fushate per ps. Publikoje qe ta degjoj kjo gjyqtare debile qe e quan shperdorim detyre
Discussion about this post