GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

I lëshoi mandatin Zegjinesë, Balluku e emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
I lëshoi mandatin Zegjinesë, Balluku e emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidatja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Qarkun e Fierit, Maldrita Bardho, është emëruar ditën e sotme në postin e nënkryetares në Bashkinë e Lushnjës.

Lajmin e ka bërë me dije Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se e ka prezantuar Bardhon ditën e sotme përpara Këshillit Bashkia.

Ky është një cënim i drejtpërdrejtë i pushtetit vendor, ku një zëvendëskryeministre, apo drejtuese politike, ndërhyn në pushtetin vendor duke emëruar një nënkryetare, edhe pse firma ka qenë e kryebashkiakes Eriselda Sefa.

Ndërkohë, ky duket se është një shpërblim për Maldrita Bardhon, pasi në të ashtuquajturin “Pazari i Roskovecit”, me urdhër nga lart ajo i fali mandatin e deputetes, Zegjine Çaushit.

Në zgjedhjet e 11 Majit, Zegjine Çaushi arriti të merrte mandatin e 12-të të socialistëve në Fier me 4 674 vota preferenciale në total, teksa pas saj, ajo që e humbi mandatin ishte Maldrita Bardho me 4 610 vota. Pra, diferenca mes tyre ishte vetëm 64 vota.

Pas rinumërimit, Zegjine Çaushit i janë hequr 48 vota, ndërsa kandidates Maldrita Bardhos i janë shtuar 26 vota. Kjo ka sjellë që kjo e fundit të shkojë 10 vota më shumë se sa Zegjine Çaushit duke i marrë kështu edhe mandatin e deputetit.

Gjithsesi, Bardho vendosi të hiqte dorë nga mandati, duke i lënë vendin në Kuvend, Zegjine Çaushit, “mikeshës së saj”, siç e konsideronte ajo.

Zegjine Çaushi, një zyrtare në Bashkinë e Roskovecit, ishte një emër pothuajse i panjohur për publikun, deri në momentin kur Gazment Bardhi denoncoi se ajo, përmes të ëmës Vjollca Caushi, kishte përfituar grante për ndërtimin e një bujtine.

Zegjine Çaushi iu përgjigj Bardhit me një video ironike, të cilat i kishte të shpeshta gjatë gjithë fushatës, sa herë që Bardhi sulmon Ballukun. Kjo e fundit e përdori Zegjine Çaushin për të ironizuar kundërshtarin e saj kryesor në Fier, teksa në këtë mënyrë Zegjineja përfitonte promovim nga mediat pranë Qeverisë.

Etiketa: Belinda BallukuZegjine Çaushi

Lajme të lidhura

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Para
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 8 Tetor 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş