GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I lidhur me klanet e duhanit, dyshimet për ish-kryepolicin malazez

16:03 - 26/07/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
I lidhur me klanet e duhanit, dyshimet për ish-kryepolicin malazez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë në Podgoricë i caktoi një muaj paraburgim ish-drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Vesellin Veloviq, për shkak të, siç u tha, rrezikut të arratisjes dhe ndikimit te dëshmitarët.

Policia arrestoi Veloviqin dhe dy persona të tjerë, Mujo Nikoçeviq dhe Nikolla Mërkiq, të hënën më 24 korrik.

Ata dyshohen për krijimin e një organizate kriminale, shpërdorim detyre dhe kontrabandë cigaresh.

Veloviq i hodhi poshtë këto akuza para prokurorisë, konfirmoi avokati i tij, Nikolla Martinoviq.

Policia është ende në kërkim të Aleksandar Mërkiqit, vëllait të Nikolla Mërkiqit, i cili, siç tha drejtori i policisë, Nikolla Terziq, nuk ndodhet në Mal të Zi.

Sipas Terziqit, arsyeja e krijimit të rastit në të cilin dyshohen Veloviq, Mërkiq dhe dy persona të tjerë, është një korrespondencë nga aplikacioni i koduar SKY.

Gazeta malazeze, Vijesti, ka publikuar së voni korrespondencën e SKY-t, ku zyrtari i arrestuar i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Petar Llazoviq, i ka shkruar në vitin 2020 udhëheqësit të “klanit të Kavaçit”, Radoje Zvicer, se i ka konfiskuar një kamion cigare Aleksandar Mërkiqit dhe se Veloviq do të zemërohet për këtë.

Në korrespondencë, Llazoviq, i cili në dosjet e Europolit është identifikuar si pjesëtar i “klanit të Kavaçit”, thotë gjithashtu se Mërkiq është në kontakt me “klanin Shkalar” dhe se ai e ka ndihmuar Veloviqin të “krijojë kontakt” me të.

Llazoviq ndodhet në paraburgim që nga gushti i vitit të kaluar dhe Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi e akuzon atë për anëtarësim në organizatë kriminale, kontrabandë droge dhe armësh.

Nga ana tjetër, avokati i Veloviqit, Nikolla Martinoviq, thotë se ka qenë pikërisht Veloviq ai që ka organizuar disa aksione kundër Mërkiqit, derisa ka qenë drejtor i policisë.

“Me urdhër të tij janë kontrolluar fabrikat e Mërkiqit në Mojkovac dhe magazinat në Podgoricë”, thotë Martinoviq.

Çfarë dihet për fabrikat e duhanit në Mojkovac?

Ndërtesa në të cilën ndodhet fabrika e duhanit në Mojkovac, në vitet ’90 ka qenë fabrika e tekstilit, Kom, në pronësi të shtetit.

Në fabrikën që është në pronësi të Aleksandar Mërkiqit nga viti 2007, cigaret prodhohen nga Montenegro Tobacco Company, e cila është themeluar në të njëjtin vit në Podgoricë.

Kjo kompani, drejtor ekzekutiv i së cilës ka qenë Esad Zejnilloviq, ka marrë licencën për prodhimin e cigareve dy vjet më vonë.

Aktivitet i kompanisë është tregtia me shumicë e produkteve të duhanit.

Në prill të vitit 2008, Zejnilloviq dhe Aleksandar Mërkiq kanë bërë përpjekje të kontrabandojnë pjesë të një makinerie nga Gjermania, që përdoret për shtypjen e ambalazheve, përmes terminalit doganor në Podgoricë.

Sipas informacioneve të portalit Libertas, ata e kanë kërcënuar doganierin, por për këtë rast nuk janë ndjekur penalisht, ndonëse Drejtoria doganore ka raportuar gjithçka në prokurori.

Në vitin 2009, sipas informacioneve në të cilat ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, Zejnilloviq ia ka dorëzuar kompaninë firmës European International General Trading nga Dubai.

Paraprakisht, kapitali i kompanisë është rritur për 1.6 milion euro.

Në procesverbalet e Gjykatës Ekonomike në Podgoricë thuhet se pronarë të kësaj kompanie kanë qenë Ahmet al Asbram, me 51 për qind të aksioneve, dhe Miodrag Novoviq nga Plava me 49 për qind të aksioneve. I fundit është bërë drejtor ekzekutiv në vitin 2010.

Tetë muaj në vonë, selia e Montenegro Tobacco Company është zhvendosur në Mojkovac, në fabrikën e Mërkiqit.

Zhelko Bullatoviq është emëruar drejtor ekzekutiv i Montenegro Tobacco Company në shkurt të vitit 2011.

Një vit më parë, ai ka themeluar kompaninë Montengro Duvan Commerce në Mojkovac, të cilën si drejtor ekzekutiv e ka lënë pas një viti.

Më 10 shtator, 2014, Montengro Duvan Commerce është kapur në kontrabandë cigaresh, pasi 200 pako cigaresh “Monte” ia ka shitur kompanisë Stupa nga Rozhaja, e cila në atë kohë nuk ka pasur licencë për të shitur cigare.

Dy ditë më vonë, kompania Stupa ka marrë miratimin për tregtimin e produkteve të duhanit, ndonëse personat e autorizuar të kësaj kompanie kanë pasur dënime të formës së prerë për kontrabandë me mallra të akcizës nga viti 2011 dhe 2013.

Nëse Ministria e atëhershme e Drejtësisë do të konstatonte ekzistencën e rasteve penale, Stupa nuk do të mund të merrte miratimin për tregtimin e produkteve të duhanit, më 12 shtator, 2014.

Ministër i Drejtësisë në atë kohë ishte Dushko Markoviq, me origjinë nga Mojkovaci, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare, e më vonë kryeministër i Malit të Zi.

Dhënia me qira e një magazine në Portin e Tivarit

Ka qenë Bullatoviq ai që ka dëshmuar për lidhjen mes Aleksandar Mërkiqit dhe Montenegro Tobacco Company.

Aleksandar Mërkiq ka dalë me idenë që fabrika e cigareve nga Mojkovaci ta ketë depon e saj në Zonën e Lirë të Portit të Tivarit, ka thënë Bullatoviq në seancën para prokurorit special në tetor të vitit 2020. Ai dyshohet për krijimin e një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Bullatoviq ka thënë në atë kohë se depoja për nevojat e Montenegro Tobacco Company “është blerë në emër të gruas së tij, Dushica” nga ndërmarrja Ripshped, ka shkruar portali Libertas.

Pikërisht nga kjo depo janë vjedhur 2.500 paketime me cigare, me vlerë mbi dhjetë milionë euro, në fillim të vitit 2022.

Kompania në listën e borxhlinjve tatimorë

Sipas raporteve financiare të disponueshme për publikun, operacionet e Montenegro Tobacco Company janë përmbyllur në vitin 2021 me humbje prej 24.651 eurosh, ndërsa humbjet në vitin 2020 kanë arritur në më shumë se gjysmë milioni.

Borxhi total i këtij personi juridik është rreth 2.1 milionë euro.

Kompania ka edhe një përfaqësi të regjistruar në Novi Pazar të Serbisë.

Por, pavarësisht bilancit negativ zyrtar në biznes, kompania ka shprehur interes për blerjen e cigareve me vlerë disa dhjetëra milionë euro, të cilat shteti i Malit të Zi i ka konfiskuar në maj të vitit 2022 në Zonën e Lirë Doganore në Portin e Tivarit.

Ndër produktet e konfiskuara kanë qenë edhe cigaret e Montenegro Duvan Commerce dhe të Ripshpedit.

Disa policë dhe gazetarë në shënjestër

Në mars të vitit 2011, Radio Evropa e Lirë ka shkruar për policin Enver Daciq, i cili ka pretenduar se ka zbuluar prodhimin e markave të rreme të cigareve në një fabrikë duhani në Mojkovac dhe se ekziston një rrugë kontrabande midis Malit të Zi dhe Kosovës.

“Nuk kam qenë i duhuri sepse nuk kam dashur të merrem me ato aktivitete të paligjshme. Unë dhe ish-kolegët e mi kemi prova të forta si për kontrabandën e cigareve, ashtu edhe për eksportin fiktiv të karburanteve në Kosovë”, ka thënë tha Daciq në atë kohë.

Përveç Daciqit, edhe policët Nexhad Kuç dhe Hamdo Muriq kanë mbetur pa punë, ndërsa kanë folur për kontrabandën në zonën kufitare.

Drejtori i atëhershëm i Drejtorisë së Policisë, Vesellin Veloviq, ka thënë se pesë policë janë shkarkuar, për shkak të gabimeve profesionale.

Gjatë viteve 2010 dhe 2011, gazeta Vijesti ka publikuar pretendimet e burimeve të saj policore se zyrtarë të lartë të policisë dhe të Agjencisë për Siguri Kombëtare, si të kaluar, ashtu edhe të tanishëm, dyshohet se janë të përfshirë në kontrabandë të cigareve nga fabrika në Mojkovac.

Pas hulumtimeve rreth prodhimit, magazinimit dhe kontrabandimit të mundshëm të cigareve nga depoja në Donja Gorica, në periferi të Podgoricës, gazetarja që i ka shkruar artikujt në këtë temë, Ollivera Llakiq, është bërë shënjestër e kërcënimeve dhe sulmeve.

Për kërcënimet telefonike kundër saj është gjykuar edhe Millenko Rabrenoviq, ish-shofer dhe ish-shef i sigurimit të Vesellin Veloviqit, por gjykata e ka shpallur të pafajshëm për mungesë provash.

Organizata joqeveritare, Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transkombëtar, me seli në Gjenevë, ka publikuar në vitin 2022 një hulumtim për rrugët detare ballkanike, ku thuhet se Porti i Tivarit në jug të Malit të Zi është qendër e kontrabandës me cigare./Rel

Etiketa: hetimeMali i ZiPolicia

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
14 maji mes çunave problematikë dhe çunave indiferentë

Basha mes 50 mijë të përjashtuarve të Jeminit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com