GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“I mbanin si skllave”/ Burri nga Kosova akuzohet se ka blerë vajza të mitura për djemtë e tij

11:27 - 02/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“I mbanin si skllave”/ Burri nga Kosova akuzohet se ka blerë vajza të mitura për djemtë e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një histori tronditëse ka ndodhur së fundmi në Zvicër, ku protagonist është një burrë nga Kosova. Së bashku me djemtë e tij, ai akuzohet se për 16 vjet kanë keqtrajtuar katër gra duke i mbajtur si skllave në shtëpinë e tyre.
Për mbi një dekadë e gjysmë, nuk u zbulua. Por, tani babai dhe katër djemtë e tij do të përballen javën tjetër me drejtësinë.
Ata do të dalin para gjykatës rajonale në Moutier të Bernit. Sipas aktakuzës ai i kishte blerë vajza nga mosha 14 dhe 17 vjeçare si “bashkëshorte” për djemtë e tij, duke i sjellë nga Ballkani për në Zvicër.
Viktimat sipas raportimit të gazetës zvicerane “Blick” ishin keqtrajtuar dhe ishin mbajtur si skllave për 16 vjet.
Vajza e parë e cila ishte sjell nga Shqipëria në vitin 2003, atëbotë i kishte vetëm 17 vjet. Siç raporton gazeta ajo e kishte parë burrin e saj vetëm përmes fotografisë.
Ndërkaq një 14-vjeçare thuhet se ishte shitur nga prindërit e saj për vetëm 300 euro, për shkak të kushteve të vështira.
Viktima iu ishte premtuar se do ta kishin një jetë më të mirë. Por, krejt kjo si duket iu doli kurth. Ato janë rrahur fizikisht e madje ishin kërcënuar me vdekje.
Sipas aktakuzës njëra nga ato do të duhej që edhe t’ua lante këmbët kunetërve. Krejt direktivat thuhet se djemtë i kishin marrë nga babai i tyre.
Madje “vjehrri” i kishte rrahur ato mbi 20 herë me rrip.
Burri nga Kosova theksohet se njërën nga viktimat e kishte rrahur derisa e kishte gjakosur edhe pse ajo ishte shtatzënë. Akuzat janë mohuar nga të pandehurit.

Etiketa: burreKosoveShqiperia

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
PSG i bëri bashkë, Ramos flet për ish-kundërshtarin e tij të EL Clasico-s

PSG i bëri bashkë, Ramos flet për ish-kundërshtarin e tij të EL Clasico-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë
Aktualitet

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26

Rruga e shembur në Librazhd po shton koston për qytetarët e Korçes. Çmimi i biletës së autobusit është rritur për...

Lexo më shumë
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26
Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

10:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com