GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

I mbyllën llogarinë, Mark Zuckerberg padit kompaninë Facebook

në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
I mbyllën llogarinë, Mark Zuckerberg padit kompaninë Facebook
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një avokat nga Indiana, SHBA, me të njëjtin emër si themeluesi i Facebook-ut, ka paditur kompaninë Meta, duke pretenduar se platforma e ka pezulluar gabimisht llogarinë e tij të biznesit disa herë gjatë viteve, duke i shkaktuar humbje mijëra dollarëshe, raporton New York Post.

Mark Steven Zuckerberg, avokat falimentimesh në Indianapolis, thotë se profili i tij i biznesit në Facebook është mbyllur pesë herë që nga viti 2010, ndërsa llogaria e tij personale është pezulluar katër herë, gjithmonë me arsyetimin se ai po “imiton” miliarderin Mark Elliot Zuckerberg.

“Është ofenduese,” tha ai për mediat lokale. “Kjo nuk është një shaka, sidomos kur më marrin paratë.”

Avokati Mark Zukenberg

Në padi, e ngritur në Gjykatën e Lartë të Qarkut Marion, avokati akuzon Metën për shkelje kontrate dhe neglizhencë. Ai pretendon se ka shpenzuar mbi 11 mijë dollarë për reklama në Facebook që më pas nuk janë shpërndarë tek audienca e synuar, sepse faqja ishte e bllokuar.

Avokati kërkon kompensim financiar, mbulimin e shpenzimeve ligjore, si dhe një urdhër gjykate që të sigurojë se llogaritë e tij nuk do të çaktivizohen më. Ai gjithashtu ka kërkuar një kërkim faljeje publike nga kompania.

Meta reagoi duke thënë se kishte riaktivizuar llogarinë e avokatit pasi e kishte pezulluar “gabimisht”, dhe se po merr masa për të mos e përsëritur situatën.

Avokati ka publikuar disa email-e që kishte shkëmbyer me kompaninë, ku ai ishte akuzuar se nuk po përdorte “emrin e tij autentik”. Për të provuar identitetin, ai u kishte dërguar kartën e identitetit, kartat e kreditit dhe foto të tij.

“Unë jam Mark Steven. Dhe ai është Mark Elliot,” tha ai, duke iu referuar miliarderit themelues të Facebook-ut.

gijotina.com/

Etiketa: Facebook

Lajme të lidhura

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij
Aktualitet

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur
Aktualitet

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26
Para
Masakër mbi Via Egnatia-n, Auron Tare-kryeministrit: Ndërhyni dhe ndaloni asfaltimin

Masakër mbi Via Egnatia-n, Auron Tare-kryeministrit: Ndërhyni dhe ndaloni asfaltimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij
Aktualitet

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi protestat kundër qeverisë dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë
Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26
Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:39 - 16/11/26
Kombëtarja U-21 gati për Spanjën/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në ‘Air Albania’, hyrja në stadium falas

Kombëtarja U-21 gati për Spanjën/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në ‘Air Albania’, hyrja në stadium falas

20:15 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com