GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I mituri humbi jetën me Jet Ski, shokët e viktimës: Ja pse gënjyem…

16:32 - 02/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryenin manovra të rrezikshme në breg, policia bllokon dy Jet Ski
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shokët e 16-vjeçarit Klei Xhaja, i cili ndërroi jetë më (15 gusht) në Himarë pasi u përplasën me Jet Ski, kanë rrëfyer se si ndodhi ngjarja e rëndë.

Rigersi është njëri nga 4 të miturit, që u përfshinë në aksidentin me Jet Ski në bregdetin e Himarës, në muajin gusht, ku për fat të keq u plagos e më vonë ndërroi jetë në spital Klei Xhaja 15 vjeç. Ai rrëfen se bashkë me miqtë e tij të gjithë të mitur paguan lekët dhe direkt dolën xhiro në det pa i pyetur për moshën.

“Duam të marrin një jet ski të dalim në det të bëjnë xhiro, askush s’na kërkoi as identitet, as patente, as moshën, nuk na pyeti askush”, rrëfen ai.

Rigersi pranon se në fillim dhanë dëshmi të rreme në polici për shkak të presionit që morën nga pronari i Jet Skive, të cilin e identifikon si Renato Panajoti.

“Policia erdhi në urgjencë, aty po flisja me pronarin e Jet Skive. Më tha që me rrezikohet biznesi mund të themi se është hedhur nga shkëmbi, nuk kemi çfarë i bëjmë, kjo që ndodhi ndodh. Në fillim deklaruam se është hedhur nga shkëmbi. Nga trauma s’dinim si të vepronim na u shtua dhe pak presioni. Pasi u kthjelluam pak dhamë dëshminë tamam”, tregon ai.

Danieli, është iu mituri tjetër që ndodhej në të njëjtin jet ski me viktimën që gjatë përplasjes mbeti dhe vetë i plagosur. Ashtu si miku i tij Rigersi edhe ai tregon se në momentin që morën Jet Ski nuk i pyeti askush për moshën e tyre, ndërsa pas aksidentit iu dha ndihmë nga një person rastësor që kishte dalë në det me varkë.

Edhe Danieli e pranon se fillimisht gënjeu për ngjarjen, por siç tregon në praninë e babait të tij, ishte nën presionin e pronarit të Jet Skive.

“Morëm presion nga pronari i jet skive, duke na thënë që jemi hedhur nga shkëmbi. Ne ishim ne momentin që nuk ishim në gjendje të mirë psikologjike, që ta kuptonim me çfarë qëllimi na e tha ai atë, nuk kishin asnjë ndihmë, as psikolog, as avokat as ndihmë mjekësore. E kuptova vetë që nuk kishte sens, ajo që po thonim. Fola dhe tregova të drejtën”, rrëfen ai.

Vendimi nr. 845 datë 28 tetor 2020, për “Për miratimin e rregullave të hollësishme për zhvillimin e aktiviteteve turistike detare qe kryhen nëpërmjet mjeteve lundruese”, parashikon që mosha minimale e lejuar e një personi për të drejtuar një motor uji (jet ski) është 18 vjeç, si dhe personi që drejton një motor uji (jet ski) duhet të jetë i pajisur me leje drejtimin përkatës.

Në rastin konkret, të dyja këto pika janë shkelur dhe për pasoja ka ardhur dhe vdekja e të miturit, Klei Xhaja si dhe plagosja e të miturit tjetër. Për këtë rast, prokuroria e Vlorës po vijon hetimet./BW/

Etiketa: aksidentideshmiaJet SkiKryesore1shoket

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Godole: Ish të përndjekurit janë lënë në harresë, Basha më ka premtuar se do ndihmojë këtë kategori

Kuvendi i Bashës, Godole: Na u rikthye PD e Njëshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com