GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I moshuari mbahet peng në Vlorë, dyshime se është Seit Hysa, i zhdukur 11 vjet më parë

19:29 - 26/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I moshuari mbahet peng në Vlorë, dyshime se është Seit Hysa, i zhdukur 11 vjet më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një i moshuar mbahet peng në fshatin Vajzë të Vlorës, ku detyrohet të merret me blegtori. Nga informacionet, pronari i një stani, prej vitesh e shfrytëzon personin në fjalë, të cilin e mban si bari.
Dyshohet se personi në fjalë është Seit Hysa, një këngëtar i muzikës popullore me origjinë nga Berati, por me banim në kryeqytet. Prej vitesh ai ka humbur kontaktet me familjen e tij, teksa familjarët kanë bërë denoncim në polici, gjithashtu kanë bërë publik rastin në media.
Banorët e fshatit, në momentet kur kanë parë kronikën në fjalë, kanë mundur të krahasojnë foton e personit të humbur me bariun e fshatit Vajzë. Ata dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtin person, të cilin familja e kërkon prej 11 vitesh.
Gazetarët e emisionit “Pa Gjurmë”, të cilët po trajtojnë dhe rastin në fjalë, kanë kontaktuar me banorët e fshatit. Ata më pas i kanë drejtuar tek bariu, i cili duket se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai shfaqet i dyzuar në përgjigjet e dhëna rreth identitetit të tij, ku bën me dije se është nga qyteti i Fierit. Vëllai i Seitit, Nikolin Hysa dyshon fort se personi i cili punon si bari në Vajzë, mund të jetë vëllai i tij i humbur 11 vite më parë. Kalimi i viteve bën që identifikimi i tij nëpërmjet pamjes të jetë i vështirë, për shkak të ndryshimeve të pësuara.
Kjo ngjarje gjithashtu konfirmon se ka ende persona të cilët mbahen peng për të kryer punë të ndryshme në fshatra të vendit. Një i tillë është dhe ky në Vajzë të Vlorës, për të cilin policia duhet të nisë hetimet. Deri më tani nuk dihet ende nëse do të hetohet rasti në fjalë, pasi Drejtoria Vendore e Policisë në Vlorë nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar.

Etiketa: i zhdukurkronikeSeit HysaVlore

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Para
Shqipëria sfidon Poloninë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria sfidon Poloninë, publikohen formacionet zyrtare

TË FUNDIT

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Lexo më shumë
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com