GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I moshuari nga Vlora bie pre e mashtrimit, ja si i vodhën 20 mijë euro online

20:51 - 28/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I moshuari nga Vlora bie pre e mashtrimit, ja si i vodhën 20 mijë euro online
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi në internet, madje me pasoja të rënda financiare.

Kamber Dervishaj ka paguar plot 20 mijë euro, pasi persona të ndryshëm e kanë kontaktuar në rrjete sociale me qëllim për t’i dhuruar një shumë prej 720 mijë eurosh.

Personat që qëndronin pas kompjuterit apo pas telefonit hiqeshin si një qytetare franceze, e cila pretendonte se ishte në ditët e fundit të jetës dhe donte të dhuronte këtë shumë prej 720 mijë eurosh.

Nga kjo shumë, një pjesë ishte për kishat, xhaminë dhe, pjesa tjetër për qytetarët. Ajo i ka shkruar vlonjatit se donte t’i dhuronte 370 mijë euro dhe këtu filloi historia e mashtrimit. Por, për të disbursuar këtë shumë, ai ka paguar plot 20 mijë euro, megjithëse nuk e mori kurrë shumën që iu premtua.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Kamber Dervishaj, i cili ka treguar të gjithë historinë e mashtrimit. Ai ka në telefonin e tij një mori dokumentesh dhe një mori komunikimesh nëpërmjet Facebook dhe Whatsapp me numra të ndryshëm, të cilat iu hoqën njëherë si donatorja dhe herë të tjera si përfaqësuesit ligjorë të donatores.

Fillimisht, Kamberit i ka shkruar donatorja, e cila i është hequr si e sëmurë rëndë dhe i kishte mbetur edhe pak ditë jetë. Më pas, ajo i ka thënë se disponon pasuri të shumta, pasi kanë pasur biznese në të gjithë botën. Por, këto para’ donte që t’i dhuronte për ata që kishin nevojë. Kemberi thotë se pas këtyre komunikimeve, donatorja e lidhi me një avokat. Dhe, këtu ka filluar historia e mashtrimit.

Avokati i përpiloi një dokument, në formën e një kontrate, ku dhurues ishte Leonarda Josefina Maria Zeegers dhe banuese në Francë, e cila donte t’i dhuronte Kamber Dervishajt shumën prej 720 mijë eurosh. “Zonja Leonarda Josefina Maria Zeegers, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të saj javët e fundit, zëvendësohet nga Maitre Thomas Olivier, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje në lidhje me këto fonde. Kostoja totale e këtij dokumenti dhurimi është 360 euro dhe do të përballohet nga përfituesi Kamber Dervishaj” thuhet në dokument.

Më pas, Dervishaj e ka paguar këtë shumë dhe ka pritur pasurinë. Por, më pas i kërkuan 720 euro me qëllim disbursimin e të gjithë shumës.

“Pasi e pagova dhe këtë shumë, kërkesat vijuan që duhet një shumë prej 4000 eurosh si taksë. Madje, duheshin shuma të tjera për lëvrime, taksash në bankë etj” thotë Dervishaj, i cili pohon se, nga pagesa e parë deri te ajo e fundit, ai ka paguar plot 20 mijë euro. “Disa i kam marrë borxh, kam pasur edhe bashkëshorten e sëmurë. Por, si mora kurrë ato para… Kam gjetur se disa persona ishin në Francë, paratë i kam dërguar në emra të ndryshëm. Kam gjetur se vendi i numri të telefonit ka qenë në Nigeri, Afrikë”,  thotë Dervishaj.

Pensionisti ka në telefon çdo bisedë me personat që ka folur, ndërsa kërkon edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të zbuluar këtë rrjet. Sipas tij, mashtrimin e ka kuptuar në momentin që u ka kërkuar një shumë për të kuruar bashkëshorten, shumë e cila nuk i shkoi kurrë. Por, në vend të këtyre, ai ka paguar plot 20 mijë euro, dhe të gjitha i ka me faturat nga pikat e transfertave të parave dhe në banka.

Megjithatë, për ekspertin Tomi Kallanxhi, këto skema janë vetëm mashtrim. “Probabiliteti që ju të fitoni këto shuma është 1 në 7 miliardë. Nuk del dikush në një ditë të bukur dhe ju dhuron 720 mijë euro. Këto mashtrime bëhen kryesisht nga vendet afrikane, ku fare mirë mund të bësh një kartë identiteti false dhe të tërheqësh këto para”,  thotë Kallanxhi, ndërsa saktëson se paratë mund të gjurmohen, pasi çdo pikë e transfertave të parave ka kamera.

FOTO GALERI
1/6
Etiketa: mashtrimVlore

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Barometri i Sigurisë për 2022/ Korrupsioni në Shqipëri, kërcënimi më i madh

Barometri i Sigurisë për 2022/ Korrupsioni në Shqipëri, kërcënimi më i madh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com