GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I ngacmuan vajzën/ Mjeshtri shkoi në lokal për t’u sqaruar, si qëndron e vërteta për masakrën e Klosit

21:15 - 12/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I ngacmuan vajzën/ Mjeshtri shkoi në lokal për t’u sqaruar, si qëndron e vërteta për masakrën e Klosit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamika e ngjarjes me tre të vdekur në qendrën e Klosit ditën e sotme, ka marrë një tjetër kthesë. Gijotina.com ka zbardhur versionin e vërtetë. Burime pranë redaksisë së gijotina.com bëjnë me dije se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë ngacmimi i vajzës së Fiqiri Mjeshtrit nga 17- vjeçari Kenad Shira dhe kushëriri i tij Renato Hasula, prej të cilëve e mitura kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë.

Në lokalin në qendër të Klosit, Kenad Shira dhe babai i tij Lir Shira kanë takuar Fiqiri Mjeshtrin dhe dy vëllezërit e tij Besnikun dhe Fatmirin për t’u sqaruar.

Gijotina.com raporton se në lokal ndodhej edhe 17- vjeçari Renato Hasula dhe babai i tij Euglen Hasula kushërinj me fisin Shira, ndërsa mësohet se lokali është në pronësi të Euglentit.

Duket se biseda degraduar në sharje e fyerje. Ata kanë dalë jashtë kafes, ku 39-vjeçari ka nxjerr pistoletën, duke shkaktuar dy viktima e dy të plagosur.

17- vjeçari Kenad Shira dhe babai i tij Lir Shira janë qëlluar me armë zjarri nga Fiqiri Mjeshtri në ambientet e jashtëm të lokalit, pas konfliktit mes tyre. Gijotina.com raporton se Kenad Shira ka tentuar të shpëtojë babain e tij duke i dalë para armës së autorit, dhe është qëlluar për vdekje.

Ndërsa Lir Shira ka ndërruar jetë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të rënda të marra në trup.

Nga breshëria e armëve, kanë mbetur të plagosur edhe kushërinjtë e Shirajve, 17- vjeçari Renato Hasula dhe babi i tij Euglent Hasula, të cilët mësohet se janë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës.

Gijotina.com raporton se menjëherë pas vrasjes, vëllezërit Mjeshtri janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kontrollet për arrestimin e tyre.

Pak minuta pasi janë shpallur në kërkim, Besnik dhe Fatmir Mjeshtri janë arrestuar, ndërsa autori që kreu vrasjen babai i vajzës, Fiqiri Mjeshtri vrau veten, në momentin që u pikas nga forcat e policisë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00 në qendër të qytetit  Klos. Theksojmë sërish se policia ka mundur të sekuestrojë armën e krimit dhe të arrestojë për ngjarjen Besnik Mjeshtrin dhe Fatmir Mjeshtrin dy vëllezërit e autorit të kësaj tragjedie. Besnik Mjeshtri rezulton se është punonjës i policisë bashkiake Klos. Dy të plagosurit, Eglantin Hasula dhe i biri 17- vjeçar Renato janë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Etiketa: detajeklosKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Para
Dybala rrezikon seriozisht “Katar 2022”, ja sa do mungojë argjentinasi

Dybala rrezikon seriozisht “Katar 2022”, ja sa do mungojë argjentinasi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com