GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I nxehti afrikan/ mjeku: Si të mbrohemi nga temperaturat e larta

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja pijet që duhen evituar gjatë ditëve përvëluese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për rreziqet e shumta të ekspozimit në diell, gjatë këtyrej ditëve me temperatura të larta.

I ftuar ditën e sotme në “Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Brataj bëri me dije se në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre javëve vizitat janë shtuar ndjeshëm në spitalet e vendit.

“Të gjithë janë të rrezikuar nga temperaturat e larta, edhe personat e rritur mes hëndet të mirë, nëse ekspozimi është jashtë normave mund të kenë pasoja në shëndetin e tyre. Në 24 orët e fundit ka pasur një rritje dhe të vizitave edhe të thirrjeve edhe të konsultave mjekësore. Kemi kaluar në 450 vizita në të gjithë Shqipërinë nga 300-350 që ka qenë normalisht. Kryesisht janë humbjet e koshiencës, gjendjet e të fiktit, nga dehidratimi, nga goditja e diellit, shkaktohen dhe ato simptoma që mund të humbasësh koshiencën”, tha Brataj.

Kreu i Urgjencës Kombëtare theksoi se rrezet ultraviolet depërtojnë kafkën dhe kanë efekt edhe në sistemin nervor qendror.

“Dimë shumë mirë që rrezet ultraviolet depërtojnë indet tona, sidomos lëkura që është organi më i madh në sipërfaqe, duke shkaktuar përveç dehidratimit mund të shkaktojë edhe ënjtje të gradave të ndryshme. Rrezet ultraviolet depërtojnë edhe kafkën edhe kanë efekt edhe në sistemin nervor qëndror e cila mund të shkaktojë edhe ënjtje të trurit”, deklaroi ai.

Brataj renditi mënyra se si qytetarët të mbrohen nga temperaturat e larta, të cilat janë një rrezik serioz për shëndetin.

“Rritja gati me 100 vizita në ditë, rritja gati me 70-80 konsultime më shumë tregon për këto pasoja. Më të rrezikuarit janë moshat e treta dhe fëmijët. Fëmijët kanë një mekanizëm mbrojtës të shpejtë por që nuk zgjat në kohë. Tek moshat e treta mekanizmi i mbrojtjes është shumë i ngadalshëm që t’i përgjigjet ndryshimeve kaq të mëdha të temperaturës. Dalja të kufizohet nga ora 11 deri në 17.

Ku qëndrojnë në shtëpi të qëndrojnë në dhomën që nuk rrihet nga dielli, mundësisht dritaret të mbyllen me perde të errëta që mos tre depërtojë dielli. Lëngjet janë gjëjja kryesore për këdo, uji, fruta, ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji, sidomos moshat e treta që nuk kanë ndjesinë e pirjes së ujit. Të eliminohen alkooli , pijet stimulante sepse përkeqësojnë punën e zemrës. Veshjet me rroba të lehta, të gjëra, mundësisht të çelura ngjyrat. Përdorimi i kondicionerit nëse e kemi në banesë, jo në minimum, por është e këshillueshme 24 deri në 26 gradë sepse  diferenca me jashtë është shumë e  madhe dhe çdo dalje nga një ambient me diferencë shumë të madhe krijon probleme”, tha Brataj.

Etiketa: i nxehtSkender Bratajtemperaturat e larta

Lajme të lidhura

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil
Aktualitet

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar
Aktualitet

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Para
Sezon i çmendur për Gjimshitin, rekord aktivizimesh me klubin dhe Kombëtaren

Sezon i çmendur për Gjimshitin, rekord aktivizimesh me klubin dhe Kombëtaren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com