GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I nxehti ekstrem, Inspektorati i Punës’ këshillon’ punëtorët: Freskohuni me ujë dhe lyhuni me krem

13:55 - 19/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I nxehti ekstrem, Inspektorati i Punës’ këshillon’ punëtorët: Freskohuni me ujë dhe lyhuni me krem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka rekomanduar disa masa parandaluese për punëtorët, kryesisht në sektorin e ndërtimit, si pasojë e të nxehtit ekstrem. Dhe ndër pikat se si punëtorët e sektorit të ndërtimit mund të shpëtojnë nga ky i nxehtë ekstrem është që të përdorin ujë të frekët dhe gjithashtu të lyhen me krem kundra diellit.

Ndërsa një javë më parë Kosova mori vendime në mbrojtje të qytetarëve të saj, që nga reduktimi i orarit të punës dhe deri ndërprerjen e punës së ndërtimtarisë gjatë orëve të nxehta të ditës, në Shqipëri mjaftohen me këshilla si lyerja e fytërës me krem.

Më poshtë po japim rekomadimët e inspektoraiatit të punës në Shqipëri, sikurse edhe vendimet e marra nga qeveria e Kosovës.

Inspektoriati i punës në Shqipëri njofton:

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të nxehtësisë përbëjnë një sfidë të madhe për Sigurinë dhe Shëndetin e punëtorëve, sidomos në sektorin e ndërtimit. Për të ndihmuar në mbrojtjen e punëtorëve dhe për të siguruar një ambient pune të sigurt dhe produktiv, ISHPSHSH rekomandon disa masa parandaluese të cilat përfshijnë:

▪︎Rritja e mbikëqyrjes së punëmarrësve nëpërmjet personit përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë si dhe forcimi i sistemeve të SSHP-së në subjektet përkatëse.

▪︎Përfshirja e masave parandaluese në Dokumentin e Vlerësimit të Riskut duke marrë parasysh kushtet e nxehta të motit.

▪︎Riprogramimi i punës në natyrë në kohë më të freskëta të ditës dhe shmangia e punës në diell kur është në maksimum.

▪︎Sigurimi i pushimeve më të shpeshta për punëtorët dhe krijimi i “Cool Zone”.

▪︎Sigurimi i aksesit falas në ujë të pijshëm të freskët gjatë gjithë kohës së punës.

▪︎Inkurajimi i heqjes së pajisjeve mbrojtëse individuale gjatë pushimit për të parandaluar mbinxehjen.

▪︎Pajisje mbrojtëse të përshtatshme për temperaturat e nxehta si kapele të forta që nuk depërtojnë nxehtësinë dhe veshje që mbrojnë nga dielli.

▪︎Siguroni krem elastik ndaj diellit për punëtorët që janë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit gjatë gjithë ditës.

Këto masa janë të rëndësishme për të siguruar që punëtorët të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme, duke minimizuar rrezikun e lodhjes, goditjes nga nxehtësia dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me stresin e nxehtësisë.

Për të njëjtën situatë shikoni vendimet e qeverisë së Kosovës për qytetarët e saj.

Kufizim i orarit të punës përgjatë temperaturave të larta

Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të kufizohet orari i punës nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 për këto kategori:

  1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.
  2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.
  3. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
  4. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
  5. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.
  6. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

 

Etiketa: kremnxehtepunetore

Lajme të lidhura

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi
Aktualitet

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse
Aktualitet

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Para
Pjesë e grupit të trafikimit të 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari në Shëngjin

Pjesë e grupit të trafikimit të 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari në Shëngjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com