GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

I nxehti përvëlues detyron Athinën të mbyllë Akropolin

09:03 - 15/07/23
në Rajoni
Kohë leximi: 1 min
A A
I nxehti përvëlues detyron Athinën të mbyllë Akropolin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Greqia ka mbyllur Akropolin antik për shkak të temperaturave të larta që ka regjistruar të premten. Mbyllja është bërë për të mbrojtur turistët, teksa jugu i Evropës është goditur nga një valë e të nxehtit.

Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat në tokë dhe det, ka paralajmëruar se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen me kushte ekstreme.

Në Athinë temperaturat më 14 korrik arritën mbi 40 gradë Celsius dhe autoritetet mbyllën për turistët Kodrën e Akropolit ku gjendet tempulli Partenon, që vizitohet nga miliona persona çdo vit.

Ministria e Mbrojtjes Civile në Greqi ka paralajmëruar se për shkak të të nxehtit pesë zona përreth mund të përballen me zjarre duke paralajmëruar banorët që të shmangin këto zona.

Ndërkaq, mjekët kanë rekomanduar që të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin daljen jashtë për shkak se ata janë më të rrezikuar nga vala e të nxehtit.

Javën e ardhshme temperaturat mund të shënojnë një rekord në Evropë dhe të thyejnë rekordin prej 48.8 gradë Celsius që u regjistrua në gusht të vitit 2021 në Sicili.

Një studim i publikuar së fundi tregoi se për shkak të valës së të nxehtit mbi 61.000 persona kanë vdekur verën e kaluar në Evropë.

Ndërkaaq, javën e kaluar, çdo ditë bota shënoi ditën më të nxehtë.

Përveç Evropës edhe Shtetet e Bashkuara po përballen me temperatura të larta dhe pritet që ato të arrijnë rekord në ditët në vijim.

Qyteti Feniks në Arizona për 15 ditë resht ka shënuar temperatura mbi 43.3 gradë Celsius.

Etiketa: akropolathina. nxeht

Lajme të lidhura

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit
Aktualitet

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

21:15 - 17/11/25
28-vjeçare shtatzënë humb jetën në spital, dyshohet për alergji ndaj antibiotikut, nis hetimi
Aktualitet

28-vjeçare shtatzënë humb jetën në spital, dyshohet për alergji ndaj antibiotikut, nis hetimi

18:15 - 01/10/25
Greqi, zgjidhet kryetari i ri i SYRIZA-s
Rajoni

Greqi, zgjidhet kryetari i ri i SYRIZA-s

14:59 - 25/11/24
Para
Policia iu bllokoi varkat, banorët e Komanit bllokojnë tunelin

Policia iu bllokoi varkat, banorët e Komanit bllokojnë tunelin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, babai denoncon në polici zhdukjen e të bijës 19-vjeçare
Aktualitet

Tiranë, babai denoncon në polici zhdukjen e të bijës 19-vjeçare

12:49 - 07/12/25

Një vajzë 19-vjeçare është shpallur në kërkim nga nga policia e Tiranës, pasi është denoncuar nga familjarët se është larguar...

Lexo më shumë
Mbeturina në brigjet e Dubrovnikut: Kroacia paralajmëron padi ndaj Shqipërisë

Mbeturina në brigjet e Dubrovnikut: Kroacia paralajmëron padi ndaj Shqipërisë

12:35 - 07/12/25
Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja: Derbi me Tranën është ndeshje speciale…

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja: Derbi me Tranën është ndeshje speciale…

11:52 - 07/12/25
I kërkuar nga gjykata se futi në burg sende të palejuara, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

I kërkuar nga gjykata se futi në burg sende të palejuara, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

11:45 - 07/12/25
Katër të plagosur mes tyre 3 policë nga aksidenti në Fier, furgoni i FNSH përfundon në kanal

Katër të plagosur mes tyre 3 policë nga aksidenti në Fier, furgoni i FNSH përfundon në kanal

11:31 - 07/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com