GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I nxehti përvëlues, PD i propozon qeverisë shkurtim të orarit të punës, mbyllje të çerdheve dhe kopshteve…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
I nxehti përvëlues, PD i propozon qeverisë shkurtim të orarit të punës, mbyllje të çerdheve dhe kopshteve…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Partia Demokratike i ka bërë sot gjashtë propozime qeverisë, për përballimin e ditëve të nxehta nga popullata, propozime për t’u kthyer në Vendime të Këshillit të Ministrave.

Dy deputetet demokrate,  Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi, propozuan që në këto ditë tepër të nxehta qeveria duhet të reduktojë orarin e punës, si dhe të mbyllë kopshtet dhe çerdhet, ku njëri prej prindërve të kujdeset për fëmijët kundrejt kompensimit të pagës (mban fëmijët në shtëpi).

Albana Vokshi: Në këto ditë shumë të shumë të nxehta, jo të zakonshme, të vështira e të papërballueshme për çdo familje shqiptare, duke pasur parasysh temperaturat shumë të larta (rreth 38-40 grade),
Duke pasur parasysh mungesat e ujit dhe energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë,
Duke pasur parasysh që qeveritë e rajonit, siç është rasti i qeverisë së Kosovës që para disa ditësh mori disa masa për përballimin e ditëve të nxehta,
Së bashku me kolegen Dhurata Çupi, jemi këtu që në emër të PD të shprehim shqetësimin e thellë për mosreagimin e Qeverisë shqiptare e cila është ndër të vetmet që nuk ka reaguar për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, ndërkohë që vijon vjedhjen dhe abuzimin e parave me inceneratorët fantazmë, me tunelet e florinjta, me koncesionet në shëndetësi të panevojshme.
Gjashtë propozimet e PD për paketën e masave për përballimin e ditëve të nxehta (propozim për VKM):
1. Shkurtim i përgjithshëm i orarit të punës (sektor publik dhe privat), maksimumi deri ne 13.00. Këtu të përjashtohen sektorë si shëndetësia, policia, ushtria, zjarrfikësit dhe çdo strukture me karakter emergjence.
2. Të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të punojnë me orar të shkurtuar nga shtëpia;
3. Për sektorët që punojnë në ambient të hapur, siç është ndërtimi psh…të konsiderohet orar i shkurtuar ose edhe pezullimi i plotë i punës gjatë ditëve të nxehta të kësaj jave (rasti i Kosovës).
4. Mbyllja e plotë e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private. Njëri prej prindërve të kujdeset për fëmijët kundrejt kompensimit të pagës (mban fëmijët në shtëpi).
5. Për pensionistët që jetojnë vetëm apo për personat PAK: posta shqiptare të marrë masat me dërgimin e pensionit apo të pagesës së PAK në shtëpi (pa kosto shtesë financiare).
6. Ngritja urgjente e grupeve ndër-institucionale në nivel bashkie, të përgjigjes së menjëhershme për personat PAK, pensionistet dhe kategori të tjera në nevojë për cdo nevojë që mund të kenë për të blerë ilaçe, pazar ushqimor, asistencë në banesë duke vendosur edhe një numër kontakti falas, etj).
Dhurata Çupi:
Kostot financiare të shkurtimit të orarit të punës në sektorin privat, apo të prindit që do të kujdeset për fëmijët në shtëpi, apo kostot e tjera të përballohen nga fondi rezervë i Kryeministrisë;
Kursimi i energjisë parashikohet të jetë miliona euro (imagjino vetëm zyrat e shtetit).
Kursim financiar dhe kohor do ketë edhe sektori shëndetësor (imagjino po të mos dalin apo tl mos punojnë në këtë vapë të tmerrshme…sa persona s’do kenë nevojë ti drejtohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve për trajtim mjekësor…shto pastaj edhe faturën e ilaçeve që do duhet te blejnë).
Kujtojmë këtu precedenti është…viti 2007 (por ath ishte si pasoje e krizës energjetike, dhe u mor masa për kursim energjie gjate verës), u shkurtua për disa jave ne vere (korrik gusht), orari zyrtar i punës (u be 08.00-13.00).
PD kërkon marrjen urgjente të masave të mësipërme, në mënyrë që të mbroje shëndetin e qytetarëve e nga ana tjetër të ekonomizojë edhe përdorimin e energjisë elektrike.
Etiketa: kopshtepuneqeveri

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Aktualitet

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Para
“O Nuredin Dumani, mbaje të dashurën se po e kapa…”/ Tritoli në Elbasan,  përplasje mes të dashurave të dy vrasësve me pagesë?

"O Nuredin Dumani, mbaje të dashurën se po e kapa..."/ Tritoli në Elbasan, përplasje mes të dashurave të dy vrasësve me pagesë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com