GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I pandehur në arrati, SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn, Zoton dhe…

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I pandehur në arrati, SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn, Zoton dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është marrë i pandehur nga SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit te parave dhe fshehjes së pasurisë, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

SPAK ka përfunduan hetimet dhe po iu komunikon akuzat të pandehurve, Arben Ahmetaj dhe dy bosëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Ahmetaj është nën hetim për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj, në një intervistë për Syri Tv bëri denoncime të forta për Edi Ramën dhe mënyrën se si ai kontrollon Partinë Socialiste dhe nëpërmjet saj gjithë sistemin, ekzekutivin, drejtësinë, median…

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahametajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin, lidhur fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit. Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.

Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar. Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse.

Dosja për Ahmetajn

Janë mbi 300 faqe dosje që sipas SPAK zbulojnë udhëtimet e hetuara nga SPAK të Arben Ahmetaj dhe të afërmve të tij, për periudhën 2013 – 2017. SPAK thotë se Ahmetaj për vete e të afërmit ka përfituar 34 mijë euro në formën e shpenzimeve për udhëtimet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri ndërsa këta kanë përfituar kontrata.

Bëhet fjalë për 14 udhëtime dhe qëndrime në hotele luksoze nga Milano të Italisë në Monako, Vjenë të Austrisë, Frankfurt të Gjemanisë dhe Francë nga viti 2013 – 2017. Ahmetaj u emërua në postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në shtator 2013 ndërsa SPAK në dosje thuhet se më 10 korrik 2013 në hotelin Principe di Savoia, në Milano janë paguar 1535 euro për Arben Ahmetajn dhe Erjola Hoxhën dhe miken e Erjolës.

Më pas më 15 korrik 2013 Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij Erjola Hoxha dhe shoqen e saj kanë qëndruar në hotelin Hermitage në Monako ku janë paguar 3156 euro. Ndërkohë, më 19 korrik 2016 janë paguar 10 600 euro për hotel “SPA Tiara Miramar” me pesë yje që gjendet në Cote d’Azur ose Bregu i Kaltër, një segment i bregdetit të Francës në Mesdhe. Shpenzimet më të mëdha të “luksit’ janë kryer gjatë vitit 2016 me 15 228 euro. Në dosje rezulton se dhe ish ministri Damian Gjiknuri ka qenë në një hotel me Arben Ahmetaj në Frankfurt të Gjermanisë për të cilin janë paguar 1052 euro, por vetë Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se shtetasi Arben Ahmetaj për vete ose të afërmit e tij ka përfituar në mënyrë të padrejtë një shume prej 34 422 euro, në formën e shpenzimeve për udhëtime. Kjo shumë, ekziston dyshimi se është përfitim i paligjshëm në formën e mitës, dhënë këtij shtetasi, si rezultat i ushtrimit te funksionit te tij si deputet apo minister që ka sjellë për pasojë lidhje kontratash përfituese për shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri. Përsa më sipër, ekziston dyshimi se shtetasi Arben Ahmetaj ka konsumuar veprën penale të ‘Korrupsionit pasiv te funksionarëve të lartë shteterore ose i të zgjedhurve vendore’ parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal”, thuhet në dokumentin e SPAK.

 

Etiketa: AhmetajSpak

Lajme të lidhura

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës
Aktualitet

“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës

20:09 - 22/10/26
Një shqiptar i dyshuar për shpërthimin e djeshëm në Athinë që la 4 të plagosur
Aktualitet

Një shqiptar i dyshuar për shpërthimin e djeshëm në Athinë që la 4 të plagosur

19:42 - 22/10/26
Para
U arrestua në Turqi me kërkesë të Shqipërisë, lirohet Ibrahim Lici

U arrestua në Turqi me kërkesë të Shqipërisë, lirohet Ibrahim Lici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun
Breaking Views

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26

Protesta e qetë e ditës së sotme, duket se është prishur orët e mbrëmjes. FNSH hodhën ujë nga ana e...

Lexo më shumë
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

20:38 - 22/10/26
Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

20:27 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com