GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I penduari i “Ndrangheta-s” fundos ministrin shqiptar: Mbronte trafikun e drogës

11:42 - 04/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I penduari i “Ndrangheta-s” fundos ministrin shqiptar: Mbronte trafikun e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat italiane kanë zbardhur së fundmi dëshminë e një të penduari të drejtësisë italiane që zbulon se si një ministër shqiptar mbronte trafikun e drogës. Së fundmi janë publikuar dëshmitë e Antonio Guastalegname, sipërmarrësi i Vibo Marina, një bashkëpunëtor i ri i drejtësisë.

Prokurorët kanë mundur të zbulojnë kontaktet që kishte 53-vjeçari me dy drejtues të ‘Ndrangheta del Vibonese’ por edhe me trafikantët e armëve dhe drogës, ku ndër të tjera përmendet edhe një ministër i qeverisë shqiptare që thuhet se mbronte trafikun e drogës.

Aksioni që goditi një rrjet trafiku ndërkombëtar droge nisi në vitin 2016 dhe arrestimet e fundit u kryen në vitet 2019 dhe 2020, kur u vunë në pranga edhe disa shqiptarë. Mbi 300 persona u arrestuan, mes tyre edhe drejtues të mafies famëkeqe “Ndrageta” në komunën Vibo Valentia.

Dëshmia e të penduarit:

Sipas Antonio Guastalegname, 53-vjeç dhe sipërmarrës nga Vibo Marina, ishte Valerio Navarra lidhja mes trafikantëve shqiptarë dhe mafiozëve italianë (i cilësuar nga hetuesit njeri i afërt me bosin e Ndragetas në Zungri, Antonio Giuseppe Accorinti).

Për trafikantët shqiptarë, Guastalegname thotë se “kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare”. “Nëse më kujtohet mirë, subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm, megjithatë ishte një figurë e rëndësishme politike shqiptare”, shprehet i penduari.

Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një trafikant me emrin Eduard ose Robert në një udhëtim Firence-Bolonja.

“Më propozoi që drogën e tyre ta shisja direkt unë, pa ndërmjetës, në sheshet e Piemontes dhe për të më joshur theksoi lehtësinë me të cilën mund të organizonin importin e ‘barit’ duke pasur mbështetjen e qeverisë shqiptare për shkak të së cilës ata mund të lëviznin sasi të mëdha droge pa pasur frikë nga kontrollet”, rrëfen i penduari.

Për hetuesit, personi që bëri propozimin është Robert Lazaj (i arrestuar në 2019), i lindur në Shqipëri në vitin 1972. Siç raportojnë mediat italiane, identitetin e ka konfirmuar edhe i penduari kur nga hetuesit i është treguar për identifikim fotografia e shqiptarit: “Konfirmoj, nënvizon Guastalegname, se ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërt me ministrin e qeverisë shqiptare, i cili siguronte mbrojtje në këto trafiqe”.

Etiketa: drogeKryesore1minister

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan
Aktualitet

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Para
Këto modele flokësh do t’ju “shpëtojnë” në ditët e nxehta

Këto modele flokësh do t’ju “shpëtojnë” në ditët e nxehta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com