GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I penduari Tafani rrëfen në GJKKO krimet e bandës së Laert Haxhiut: E vrau kushëririn, trupin ia hodhi në liqen

19:22 - 04/06/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 10 min
A A
I penduari Tafani rrëfen në GJKKO krimet e bandës së Laert Haxhiut: E vrau kushëririn, trupin ia hodhi në liqen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëshmon për herë të parë në GJKKO, i penduari i drejtësisë Artan Tafani, i cili zbardhi 17 krime të bandës së Laert Haxhiut. Tafani është përballur me pyetjet e prokurorit Behar Dibra, ku ka rrëfyer rrugëtimin e tij kriminal dhe lidhjet me emra të njohur të botës së krimit në Lushnjë.

Tafani ka treguar se prej vitesh kishte jetuar si emigrant në Greqi, ku ishte përfshirë në aktivitet të paligjshëm me drogë. “Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri, ku në vitin 2015 u arrestova për vjedhje”, tha Tafani ndërsa shtoi se ishte përdorues droge dhe kishte një histori të vështirë që nga fëmijëria, kur në vitin 1997 babai i tij u vra në fshatin Karbunarë dhe ai u largua së bashku me nënën në Greqi.

Aty familja kishte një biznes me materiale ndërtimi dhe ai punoi në mënyrë të ndershme në fillim. Megjithatë, më vonë u përfshi sërish në vepra kriminale dhe u arrestua për një vjedhje.

“Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer ne Shqipëri, ku në vitin 2015 u arrestova për vjedhje. Kisha probleme ekonomike, e vuajta dënimin ne burgun e Rrogozhinës dhe Kosovës në Lushnje. Kam qenë dhe përdorues droge. Në 1997 me vranë babanë në fshatin Karbunarë dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël, kishim një biznes familjarë me materiale ndërtimi. Fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojëra, lyerje. Në 2006 që erdha në Lushnje nga Greqia punova me xhaxhain punë ndërtim dhe lyerje, lash edhe drogën, por më pas u ngatërrova prapë dhe rashë në burg në 2015 sepse vodha një ëestern union. Aty me dërgonin lekë njerëzit e afërm nga Greqia. Pas disa muajsh më arrestuan dhe u dënova 6 vite burg”, tha Tafani.

Në paraburgim, Tafani tregon se u njoh me disa djem nga Lushnja, pas një ngjarjeje ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Sipas tij, arma e përdorur u gjet në stanin e babait të Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu. “Pas ngjarjes erdhi Lulzim Spahiu në paraburgim, më pas edhe Qamil Haxhiu. Me Lulzimin ndenjëm aty bashkë,” dëshmoi Tafani, ndërsa ka treguar edhe takimin e parë me Laert Haxhiun pasi doli nga qelia.

“Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja, erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenj aty, pasi dola nga burgu e kam takuar te një karburant, i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu me dërgoi fjalë Klajd Taullahu me tha do të të takojë Lulzimi. Donte të bënim ndonjë puna me mall, pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e takoja, Anterio Kaloshin e kisha në burg ne Rrogozhinë, un vetë kam dhe emrin tjetër Marius.

 

Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV, nëpër lajme. U nisëm për në Dajt dhe u ulëm në një restorant. Laerti më thirri jashtë dhe më tha: “Hajde flasim pak”. Atë natë ndenjëm aty në Dajt, morëm një tip suite. Unë u tremba në fakt, sepse thashë me vete: “Pse më morën mua këta?”, sidomos kur pashë që ishte Laert Haxhiu. Më tha: “Do bëjmë ndonjë punë, do të ndihmoj unë me ndonjë mall”, duke nënkuptuar punë të jashtëligjshme, transport ose diçka të ngjashme. Mesa duket ai e dinte që unë kisha vështirësi me lekët. Të nesërmen, Laerti dhe Ligori ikën për në Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe Lulzimin dhe më pas u nisëm për në Lushnjë. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, dhe 500 euro të tjera m’i dhanë pas 2-3 ditësh”, tha Tafani.

Tritolin e parë që vendosi ishte ndaj një borxhliu droge. Planin thotë se e bëri me Haxhiun. Megjithatë, para gjykatës tregon frikën dhe provën që Haxhiu ia kishte imponuar.

Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnjë, pasi i kishin dhënë mall njërit dhe ky s’i kishte dhënë lekët. I thashë dakord, çfarë t’i thoja? Që nga dita e parë që i takova kishte një lloj presioni mbi mua, s’di si t’ua shpjegoj.

Tafani rrëfeu një udhëtim në një hotel në Dardhë me Laertin dhe Ligor Romaçkën. Atë natë i tha se duhej të vriste Çajup Selimin në Tepelenë. Në këtë pikë i penduari nxjerr në pah autoritetin e fortë të Haxhiut.

Më thotë Laerti: “Do bëjmë një punë?” Aty hapet muhabeti i vrasjes së Çajup Selimit, në Tepelenë. S’e prisja. Që nga momenti i parë isha në presion, më tërhiqte në një cep, s’e di si ia arrinte. Zërin e gojës s’e nxirrnim kur fliste ai, rrinin pinc para tij. “Do ta bësh?”, më thotë mua. S’ma tha emrin atë natë. Emrin e mësova pasi u bë puna.

Tafani rrëfen në detaje për vrasjen e parë, atë të Çajup Selimit. Plani ishte që Ligor Romaçka do e ndihmonte të largohej, por nuk ndodhi. Pasi vrasja u krye, hodhi armën në Vjosë dhe u nis për në Tiranë për të takuar Laertin. Një gabim fillestari mund t’i kushtonte shtrenjtë dhe këtë Haxhiu ia bëri të qartë. “Unë ika në Tiranë te Laerti, në një hotel në Astir. Më bërtiti Laerti: “Pse more atë xhaxhain në celular, jo në WhatsApp?” Më ofendoi, më shante. Një gabim të bëje, ai e lëshonte gojën. Për vrasjen mora 25 mijë euro pas një jave, kurse Ligori nuk i mori, nuk ia dha ai Laerti.”

Një tjetër rrëfim tronditës u bë nga Tafani, kësaj here për vrasjen e kushëririt të Laert Haxhiut, Fridman Xhaferrit në Korçë.

“Ai lëvizte akoma, merrte frymë akoma. Pastaj i ramë me atë gomën. E lidhën me litar dhe e futën në rezervuar. E lidhën trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëherë e nxori në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë dhe e hodhën brenda”, rrëfeu Tafani.

Një vrasje tjetër është ajo e Elton Mermalit në Peqin, i cili njihej si “kinezi”. Sipas të penduarit, porosia dhe udhëzimet ishin të Haxhiut, pasi kishte bindjen se Elton Mermali ishte i përfshirë në vrasjen e djalit të xhaxhait të tij.

Artan Tafani foli edhe për tentativën për të vrarë avokatin Adriatik Doga, i cili sipas tij ishte kushëri i Haxhiut. Sipas dëshmisë, Laerti dyshonte se avokati po ndihmonte kundërshtarët e tij dhe për këtë arsye kishte vendosur ta eliminonte.

Për këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur 9 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit. Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023 pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit dhe më pas mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke zbardhur krimet e bandës së Laert Haxhiun, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi. Mes rrëfimit ishte dhe planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë, përfshirë prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe atë të Lushnjës, Merita Selimi.

Ky grup kriminal ndërmori disa vrasje ndaj personave të cilët i mendonte si pjesëtar të grupit të Aldo Bares në Lushnjë, rivali i Laert Haxhiu. Lufta mes bandave të Lushnjës ka nisur pasi njerëz të Aldo Bares i dogjën shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, duke pasuar një seri vrasjesh.

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu këtë të mërkurë para togave të zeza në GJKKO historikun e vrasjes së Albi Bashaliut, bashkë dhe Lulëzim Arapin, me urdhër të Laert Haxhisë, për nder të Lorenc Lalës.

Tafani: Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte policia. Morëm shtëpi me qira në Astir, në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit kemi bërë dhe vrasjen e Albi Bashaliut.

Tafani: Kjo vrasje sipas tyre do bëhej për nder për Lorenc Lalën. Ne dakord ishim, se po ishte ai dakord, çfarë të thoshte do bëhej (Laerti). Vrasja do bëhej në Peqin, do bëhej për të marrë hak çunat e tij. Viktima ishte me një makinë që shiste pula, zogj.

Tafani: Mora një makinë me qira te rruga e Elbasanit dhe shkova në Gjocaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit. Këtë djalin e mora në Rrogozhinë, do të tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku e pinte kafen. Këtij djalit i kishin varë të atin.

Tafani: Më herët isha dhe me Lulzimin dhe Laertin njëherë në fshatin Gjocaj për të parë vendin, prapë me makinë me qira. I merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir të Erisiano Abedinit ku mbanim një Audi për punë, vrasje dmth. E morëm atë, morëm dhe një Benz me targa greke dhe ikëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, Audin do e digjnim pas vrasjes. Shkuam me Lulzimin me armë me vete, një TT ja blemë Bledar Berberit 1 milion lekë. Shkuam tek lokali ku ishte ky, ishte herët, ora 4:30 e mëngjesit. Erdhi viktima nga ora 8. E kishim lënë si do vepronim. I gjuajta 2 plumba në gjoks, 4 në kurriz. Audi jonë nuk ndezi dhe u detyruam e dogjëm në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë, ku e dogjëm dhe morëm makinën tonë tjetër.

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu këtë të mërkurë para togave të zeza në GJKKO edhe zanafillën dhe dinamikën e vrasjes së Elton Mermalit, me urdhër të Laert Haxhiut.

Tafani thekson se vrasja e Elton Mermali, i njohur ndryshe dhe si “Kinezi”, u bë porosi dhe udhëzime të Laert Haxhiut, pasi ky i fundit kishte bindjen se Elton Mermali ishte i përfshirë në vrasjen e xhaxhait të tij.

Tafani: Laerti na tha që do më sillni Elton Mermalin. Ka qenë i bandës së Aldo Bares, donte ta vriste. Gjatë kohës që ishte në Greqi, thoshte për Mermalin se ai sapo kishte dalë nga burgu, ishte përdorues. Nuk ishte mirë ai, bridhte rrugëve. Unë e njihja, sepse e kam pasur në paraburgim atë çunin. Na tha Laerti: “Nisuni për Lushnjë, do presësh Elton Mermalin.” Na dha 300 euro, kanë qenë prerje 100, na i dha për rrugë. Mora Lulëzimin, u nisëm për Lushnjë. Kaluam për Peqin dhe do gjenim vend për ta vrarë, poshtë urave e gjithë andej. Për çdo gjë flisnim me Laertin, na thoshte ai çfarë do bënim. Lulëzimin e shkretë e mori që fëmijë, e la pa shkollë, pa familje, pa gjë. Ai foli me Lulëzimin në chat, email, dhe i tha të niseshim natën, të gjenim Mermalin. Ta impononte gjënë ai. E kërkoj unë Mermalin vërdallë, se gjej. Si përfundim, parkoj makinën dhe e gjej përpara shtëpisë së tij. Hajde, i them unë këtij, më ndiq nga mbrapa. Marr makinën unë dhe kthehem, më ndjek ky mua. Më hipën në makinë dhe ikëm te shtëpia ime. Lulëzimi ishte te shtëpia ime, më priste. I them unë këtij: “Marim Lulëzimin dhe një shokun tim dhe ikim, marrim mallin që të kam premtuar.” Lulëzimi u nis përpara, ne mbrapa, i thashë e kemi fshehur te ferrat. Sa mbërritëm aty, i gjuajta unë atij një tek plumb sa vajtëm dhe ika me vrap. Armën ma dha Lulzim Arapi, ishte me silenciator. I gjuajti me dy plumba të tjerë dhe Lulzim Arapi. Isha 5-10 metra afër kur i gjuajti Lulzimi. Hipëm në makinë dhe ikëm, unë isha në timon. “Mere armën,” i them unë, “dhe çmontoje,” sa dolëm në rrugë kryesore Peqin-Elbasan. Ky po i hiqte fishekët, se çfarë bëri një gabim dhe shkrepi armën, plagosi veten në këmbë, te gishti. I hyri plumbi tej për tej në mish. U panikosëm, u çorientuam dhe pastaj i them Laertit unë. Aty te ura e Rrogozhinës hodha silenciatorin dhe fishekët që ngelën dhe ika, se kisha këtë të plagosur në makinë. Po flisja me Laertin gjatë kësaj kohe dhe më tha: “Merr këto ilaçet për ta mjekuar.” E marr, e çoj te shtëpia, e mjekoj atje.

Tafani: Armën e hodha në Lushnjë, karikatorin e hodha veç, silenciatorin veç, armën veç. Nuk e gjetën armën për vrasjen e Elton Mermalit. E mora Lulëzimin, e çova në Tiranë pastaj dhe u ktheva në Lushnjë. Fola me Lulëzimin pastaj, më tha është gjet trupi i viktimës. Nisa për në Durrës nga rruga që ikën për Tiranë, nga Ndroqi. Në një restorant atje ishte Bledari me Laertin, po prisnin aty, bashkë me dy çuna të tjerë. Ishin policë ata, njëri ishte inspektor në Elbasan, po hanin drekë aty. Më sugjeruan një parkim për të çuar makinën time. Erdhi Laerti me Bledarin, ishin me Range Rover Sport, tipi i fundit, dhe më morën te TEG-u, ikëm te Deluxi.

Tafani: Elton Mermalin donte ta vriste Laerti, sepse thoshte ka marrë pjesë te vrasja e çunit të xhaxhait të Laertit. Ma ka shpjeguar përpara se të vritej. I pranishëm ka qenë Lulzim Arapi kur na e ka thënë këtë muhabet. Ka qenë prezent ai kur i kanë gjuajtur çunit të xhaxhait. Mermali nuk ishte mirë ai, ishte si me probleme. E kam njohur në Rrogozhinë në burg, aty ishte mirë ai, pastaj pinte ilaçe. Rrinte vetëm, mbante kokën nga qielli, nuk përmendej. Mamaja e tij kishte një kafene të vogël. Elton Mermali njihej si “Kinezi”. Edhe në burg kështu njihej. Njihej dhe si Alban Semaku.

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbuluar në dëshminë e tij një tjetër plan vrasjeje të urdhëruar nga Laert Haxhiu, këtë herë ndaj avokatit Adriatik Guri, i cili sipas Tafanit, ishte edhe kushëri i tij. Sipas dëshmisë, Laerti dyshonte se avokati po ndihmonte kundërshtarët e tij dhe për këtë arsye kishte vendosur ta eliminonte. Por, Guri shpëtoi falë një fqinji.

Mora shtëpi me qira në Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri. E ruaja unë avokatin. Ndërkohë, unë e kam kushëri. Donte ta vriste Laerti, sepse sipas Laertit, ky ndihmonte hasmin e tij. Këta, njëkohësisht, kishin kamerat e policisë, kishin edhe kodin. Këta më ruanin edhe mua. Lulzim Arapi erdhi te shtëpia, solli një pistoletë “CZ” me dy silenciatorë. Vazhdonim ta ruanim avokatin. Unë rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati, dhe i thashë që nuk e bëj dot, se e kam kushëri. E lamë që do e bënte Lulzimi. Një natë na iku ai. Unë u përfshiva nga frika, jo për lekë. Tha ai (Laerti): “Do bëhet.”

Lulzimi ishte gati ta qëllonte. Ishim te hyrja e pallatit duke pritur. Në një moment, e dalloi një komshi aty dhe i tha: “Çfarë bën?” Fati i avokatit, e shpëtoi Zoti. Më pas, Laerti e anulloi, tha: “Nuk do e bëjmë avokatin.” Laerti ishte në Greqi, na urdhëronte nga andej.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Laert Haxhia

Lajme të lidhura

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Para
Osmani dhe diplomatët e huaj kryejnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova: Simbol i paqes

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale do të caktohet në ditët në vijim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com