GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I përfshirë në skemën e emigrimit të paligjshëm, shpallet në kërkim shqiptari (EMRI)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I përfshirë në skemën e emigrimit të paligjshëm, shpallet në kërkim shqiptari (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 31-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia në Britaninë e Madhe pasi akuzohet për lidhje me veprat penale të emigrimit të paligjshëm të emigrantëve drejt ishullit. Sipas mediave vendase, oficerët e njësisë Rajonale të Krimit të Organizuar Juglindor (SEROCU) po bëjnë apel për informacion në lidhje me vendndodhjen e Terenc Malja.

Malja, i cili ka lidhje me njerëz në Isle of Wight, Londrën Veriore, Birmingham, Coventry dhe zonën e Edinburgut të Skocisë, është akuzuar për komplot për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje ligjore emigracioni në lidhje me një hetim të SEROCU. Mbi Maljan rëndon tashmë një urdhër arresti, ndërsa në njoftim specifikohen tiparet e tij, në mënyrë që kushdo prej publikut që e konstaton në rrugë të njoftojë autoritetet.

“Malja është i bardhë, 1.47 cm i gjatë, ka flokë të zinj të shkurtër dhe sytë blu. Ai flet anglisht me theks shqiptar dhe ndonjëherë përdor emra të tjerë. Ai u pa për herë të fundit në Portsmouth në janar 2021 dhe oficerët kanë punuar prej asaj kohe për ta gjetur atë”.

Detektivi Adam Knight, që heton çështjen ku është përfshirës 31-vjeçari, ka thënë: “Nëse keni ndonjë detaj në lidhje me vendndodhjen e mundshme të Terenc Maljës, ju lutemi raportoni menjëherë”.

“Nëse besoni se e keni parë ose keni ndonjë informacion se ku mund të jetë, ju lutemi mos i afroheni atij dhe në vend të kësaj kontaktoni policinë.” Nëse keni ndonjë detaj në lidhje me vendndodhjen e Maljës, telefononi Policinë në 101 duke cituar hetimin e Njësisë së Krimit të Organizuar Rajonal Juglindor (SEROCU). Përndryshe, mund të telefononi në mënyrë anonime organizatën e pavarur bamirëse Crimestoppers në 0800 555 111”.

Etiketa: Shqiptari

Lajme të lidhura

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media
Aktualitet

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Para
Aksident në aksin Levan-Vlorë, dy të plagosur (FOTO)

Aksident në aksin Levan-Vlorë, dy të plagosur (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas...

Lexo më shumë
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com