GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I pezulluar më shumë se një vit, rikthehet në detyrë mjeku Edvin Prifti

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I pezulluar më shumë se një vit, rikthehet në detyrë mjeku Edvin Prifti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti rikthehet të ushtrojë profesionin e tij 1 vit e 3 muaj pas pezullimit nga detyra. Lidhur me këtë informacion vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme, e cila ka vendosur rrëzimin e masës së “pezullimit nga detyra”. Prifti po hetohet për korrupsion e pastrim parash.

“Për mua si mjek, të më lini jashtë sallës së operacioneve, është njësoj si të më merrni jetën. Nuk kam asnjë mundësi të prish prova, sikurse pretendon prokuroria. Kanë gati dy vite që po me hetojnë dhe kanë pasur kohë të marrin çdo provë. Mjeku nuk mund të prishë prova, duke operuar qytetarët për zemrën”.

Kështu kishte deklaruar para Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ish-shefi i kardiologjisë në qendrën Spitalore Universitare, Edvin Prifti, duke kërkuar që kjo e fundit t’i shfuqizonte masën e pezullimit nga ushtrimi i profesionit.

Emri i Priftit doli në përgjimet e SPAK teksa po hetonte një rast korrupsioni në Gjykatën e Krujës, ku në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha e prej asaj kohe, kardiologu po vijon një përballje të ashpër me drejtësinë.

Mjeku i specializuar në disa universitete të Perëndimit në fushën e tij dhe me një eksperiencë disa-vjeçare u pezullua për të dytën herë, pasi një çështje të re hetimore të çelur ndaj tij, ku u akuzua nga një qytetar se i kishte marrë një shumë parash për operacionin e nënës.

Dyshimet ishin se mjeku e kishte marrë valvulën në spitalin shtetëror dhe ia kishte vënë pacientes, por nga verifikimet e kryera në QSUT, ka rezultuar se nuk mungonte një e tillë dhe për rrjedhojë thanë avokatët pretendimi i prokurorisë ka rënë. Megjithatë, gjykata nuk u tërhoq, duke e lënë në fuqi masën e pezullimit për mjekun deri në muajin gusht.

Etiketa: Mjeku

Lajme të lidhura

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon

08:54 - 26/08/26
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet
Aktualitet

Revolta nuk ndalet/ Për afro tre muaj qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Populli jemi ne dhe jo hajdutët dhe të korruptuarit

08:04 - 26/08/26
Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26
Para
Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetarja tregon detajet që nuk ishin thënë asnjëherë deri më sot

Seanca dëgjimore për bastet sportive/ A ka lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon

08:54 - 26/08/26

Shqipëria ka një nga peshat më të larta të bujqësisë në ekonomi në Europë, me gati 15% të Prodhimit të...

Lexo më shumë
Tragjedi! Zjarri përfshin repartin në një maternitet, 14 foshnja humbin jetën

Tragjedi! Zjarri përfshin repartin në një maternitet, 14 foshnja humbin jetën

08:39 - 26/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 26/08/26
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Revolta nuk ndalet/ Për afro tre muaj qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Populli jemi ne dhe jo hajdutët dhe të korruptuarit

08:04 - 26/08/26
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

Tensionet me Iranin/ SHBA shton presionin me sanksione, Rubio: Nuk do të ketë operacione të reja ushtarake

07:47 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com