GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“I preferuari i Ramës”/ A është Gentjan Shehaj i paracaktuari si Drejtori i ri i Policisë së Shtetit?

23:23 - 20/09/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“I preferuari i Ramës”/ A është Gentjan Shehaj i paracaktuari si Drejtori i ri i Policisë së Shtetit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konkurset për zgjedhjet e krerëve të rinj të institucioneve në vend ndodh rëndom që të jenë një fasadë e një vendimmarrje të caktuar kohë më parë. Të njëjtat hije dyshime janë ngritur edhe për konkursin e zgjedhjes së kreut të ri të Policisë së Shtetit.

Në media janë përfolur disa emra si të destinuar me “urdhër nga lart” të marrë postin pas dorëheqjes që erdhi me ndryshimin e pronarit të karriges së Ministrit të Brendshëm.

Megjithatë, kandidati më i mundshëm, siç mëson “Gijotina” nga burime konfidenciale, është Gentjan Shehaj. Emri i tij është në listën emërore të 15 të interesuarve për të marrë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zyrtarizuar të Enjten e 19 Shtatorit nga Ministria e Brendshme.

Kandidatët, referuar një urdhri nga Ministri i Brendshëm, do të vlerësohen sipas një sistemi pikëzimi nga një komision tre anëtaresh i drejtuar nga një zëvendësministër i Brendshëm i emëruar nga vetë ministri. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme (Suzana Hoxha) dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Florian Sulejmani) janë dy anëtarët. Pra, i gjithë komisioni është i emëruar nga politika dhe mbetet nën ndikim politik. Procedura parashikon më tej që pikërisht më i vlerësuari nga ky komision do të propozohet për tu emëruar në krye të Policisë nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, te kryeministri Edi Rama. Është pikërisht Rama që ka në dorë firmën për të zgjedhurin e ri. Dhe sipas të njëjtave burime, kanakari i kreut të qeverisë për këtë post, të paktën momentalisht, është Gentjan Shehaj.

Gentjan Shehaj ka mbajtur poste si këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shefi i sektorit të luftës kundër pastrimit të parave në SHCCBA (ish-AMP) si edhe detyrën e kreut të Drejtorisë së Policisë Vendore të Vlorës (2017-2019). Dhe me gjasë, së shpejti mund të marrë postin më të rëndësishëm të karrierës së tij, atë të kreut të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Së fundmi, kryeministri Rama ka zgjedhur në detyra të rëndësishme, madje edhe ministrore, emra me profil të ulët politik e publik dhe përzgjedhja e Gentjan Shehajt përkon me përqasjen e tij të re.

Një tjetër emër i përfolur në media si një ndër kandidatët më të mundshëm për tu katapultuar në karrigen e Drejtorit të Policisë është ai i Ardian Çipës, i cili është denoncuar si person me lidhje të ngushta me ish-deputetin dhe biznesmenin Aqif Rakipi. Ky i fundit i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, që e ka cilësuar si “një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri” dhe “i lidhur ngushtë me një grup kriminal të organizuar”. Ardian Çipa ka mbajtur poste të rëndësishme në Polici si kreu i Drejtorisë së Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Në skenë ka dalë dhe emri i Ilir Prodës. Megjithatë zhurma e krijuar nga aksioni i SPAK që vendosi sekuestrimin e telefonit të Drejtorit të Policisë së Elbasanit pas dyshimeve për konspiracion në aksionin që goditi grupin Çopja, do të përbente një zgjedhje të keqe marketingu: Një drejtor Policie i dyshuar për lidhje me krimin e organizuar. Emri i një drejtuesi pa akuza publike do të ishte më i preferuar për fasadën që po tenton të krijojë Edi Rama.

Etiketa: Ardian ÇipaEdi Ramaervin hoxhaGentjan Shehajilir prodaKryesore1Policia e Shtetit

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Para

Horoskopi i së Shtunës, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com