GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“I ra të fikët…”/ Punë në kushte ç’njerëzore, si shfrytëzohen të burgosurit politikë në Bjellorusi

në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
“I ra të fikët…”/ Punë në kushte ç’njerëzore, si shfrytëzohen të burgosurit politikë në Bjellorusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grave e burrave që ndodhen në burgjet e Bjellorusisë u duhet të bëjnë punë të rënda. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe të prekurit, mes të cilëve të burgosur politikë tregojnë përvojat e tyre për Deutsche Ëellen.

“Këto janë kushte pune si gjatë kohës së skllavërisë”, tregon ish e burgosura politike, Natalia Hersche. Ajo e ka vuajtur dënimin për pjesëmarrje  në burgun e Gomelit. “Vendet e punës nuk janë pajisur si duhet. Makina qepëse ka vetëm një këmbë druri të thjeshtë. Pak të burgosur pajisen me këpucët që parashikon për rrobaqepëset siguria në vendin e punës. Koha e punës është gjashtë orë në ditë, me dy pushime nga pesë deri dhjetë minuta. Në orën 12 jepet ushqimi i drekës. Shpesh punohet në fundjavë nëse kërkohet që puna të mbarohet shpejt”, kujton opozitarja. Burgu ku ka qenë ajo përdoret për të prodhuar rrobat e autoriteteve bjelloruse të burgjeve. Por Natalia nuk pranoi të qepte uniformat e tyre. Për këtë arsye asaj iu ndalua të merrte paketa dhe të telefononte me familjen dhe u fut në një qeli, e izoluar vetëm. Më vonë asaj iu desh të qepte rroba pune për një firmë ndërtimi.

Në burgun për të cilin po flasim është duke vuajtur dënimin edhe një e burgosur tjetër politike me emër: Maria Kolesnikoëa. Që prej vitit 2020 ajo është kthyer në simbol të lëvizjes opozitare, e cila akuzon për fallsifikim të zgjedhjeve pushtetmbajtësin Aleksander Lukashenko, në pushtet që prej vitit 1994.

Të gjithë të burgosurit në Bjellorusi janë të detyruar me ligj që të punojnë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Refuzimi i punës nuk lejohet, përndryshe i burgosuri dënohet me ndëshkime disiplinore që shkojnë deri në zgjatjen e kohës së burgimit. Ëasilij Saëadskij, themelues i organizatës “TimeAct”, thekson se edhe për të burgosurit duhet të vlejnë ligjet bjelloruse të punës. Por gjendja tregon se mund të flitet për “skllavëri”.

“TimeAct” kërkonte të drejtat e të burgosurve, para se regjimi i Lukashenkos t’i merrte krejt frymën shoqërisë civile në kuadër të protestave kundër fallsifikimit të zgjedhjeve. Sipas Saëadskij-it, i cili ka punuar gati 25 vjet në systemin bjellorus të burgjeve, realiteti është kështu: 40 orë punë në javë, plus punë e papaguar në oborr dhe në kopësht pa marrëveshje pune, me kërkesa të mëdha për punë dhe me shpërblim të vogël. “Të burgosurit nuk mund ta zgjedhin punën që bëjnë. Ata nuk mund të informohen për të drejtat e tyre si punëmarrës dhe nuk mund t’i mbrojnë të drejtat e tyre”, thotë aktivisti i të drejtave të njeriut, njëkohësisht dhe mjek.

Gjashtë rubla rrogë mujore

“Rroga e parë mujore më la përshtypje vërtet të madhe: 6,66 rubla (rreh 1,80 euro)”, thotë me ironi Natalia Hersche. Sipas asaj që tregon ajo përshembull, menaxheri i bankave dhe politikani Viktor Babariko, që ka qenë kandidati më premtues në zgjedhjet presidenciale bjelloruse të vitit 2020 dhe që është duke vuajtur një dënim 14 vjeçar në Noëopolozk, ka punuar fillimisht gjashtë ditë të javës si furrxhi në një furrë buke. Për këtë punë ai është paguar më pak se dy rubla në muaj (rreth 0,56 euro). Më vonë Babarikon e hoqën nga kjo punë dhe ai punon tani në bërjen e bukës, megjithëse edhe atje ka probleme me kushtet e punës, si temperaturat e larta dhe ajrosja e keqe.

Arrestimi i aktivistes Natalia Hersche

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se pagat janë shumë të ulta, sepse nga paga hiqen shpenzimet për ushqime dhe rroba, për kostot e tjera dhe për gjobat. “Tek të burgosurit politikë, puna është mjet ndëshkimi. Tek pjesa tjetër e të burgosurve puna nuk mund të jetë aspak mjet edukimi. Nuk ka mundësi që dikush të përmirësohet kur puna e rëndë dhe e rrezikshme nuk i sjell të mira materiale,” mendon Paëel Sapelko, jurist në qendrën bjelloruse për të drejtat e njeriut, “Viasna”.

Prodhim në kurriz të të burgosurve

Një arsye tjetër për përdorimin e të burgosurve si krah i lirë pune është përfitimi që nxjerrin burgjet. Autoritetet bjelloruse të burgjeve kanë nën juridiksionin e tyre 15 ndërmarrje dhe nëntë fabrika. Të burgosurit përdoren kryesisht në përpunimin e drurit dhe metalit, në prodhimin e rrobave dhe këpucëve, në bujqësi si dhe në industri. Ata prodhojnë pjesë këmbimi për prodhuesin e makinave MAZ, në Minsk, për uzinën e traktorëve MTZ dhe për fabrika të tjera.

Në faqen e internetit të autoriteteve të burgjeve, e cila i ngjan kartëvizitës së një firme komerciale, mund të krijosh një ide për prodhimet që bëjnë të burgosurit. Në një katalog 121 faqesh gjenden jo vetëm rrobat speciale që prodhojnë ata, por edhe grila, gurë trotuaresh, dritare, mobilje dhe divanë.

Para vendosjes së sanksioneve të perëndimit kundër Bjellorusisë,disa nga prodhimet e të burgosurve eksportoheshin madje. Sipas të dhënave të Shoqatës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, (IGFM) me qendër në Frankfurt në Main, të dhëna që janë nxjerrë së bashku me aktivistët bjellorusë të të drejtave të njeriut, disa nga këto prodhime ndodhen ende në dispozicion për t’u blerë në vendet jashtë Bjellorusisë.

“Deri para pak kohësh burgu i Noëosady-s ka shitur mobilje jashtë vendit. Burgu i Iëazeëitschi-t furnizonte me prodhimet e tij Francën, në mos gaboj”, thotë aktivisti i të drejtave të njeriut, Ëasilij Saëadskij dhe shton se burgjet mund të konkurrojnë madje midis njëri-tjetrit.

Informacionet për kushtet e punës mbahen sekret

Nga burimet zyrtare nuk mund të mësohet për kushtet në të cilat punojnë të burgosurit. “Çdo informacion që ka të bëjë me burgjet në Bjellorusi, ruhet me kyç,” thotë juristi Paëel Sapelko. Informacionet dalin jashtë ose nga vetë të burgosurit ose prej atyre që dalin nga burgu.

Sipas Sapelko-s ankesa të vazhdueshme ka për shkeljet e kushteve të sigurisë. “Jo të gjithë të burgosurit pajisen me rrobat dhe veglat mbrojtëse të punës. Shpesh të burgosurit punojnë me të njëjtat rroba me të cilat shkojnë për të ngrënë dhe qëndrojnë në hapësirën e banimit. Në shumë burgje prodhimi bëhet me makineri të vjetra, gjë që shkakton incidente, të cilat protokollohen rrallë,” thotë përfaqësuesi i “Viasna”-s.

Ish e burgosura politike, Natalia Hersche tregon se: “Kur shkonim në punë, aty punonin njëkohësisht pesë ose gjashtë grupe. Përveç kësaj filluan të bëheshin edhe lyerjet e sallave dhe boja binte shumë erë. Një gruaje i ra të fikët dhe ra midis makinave qepëse. Ajo u nxorr jashtë dhe qëndroi e ulur gjysmë ore në në stol. Më pas iu desh të vinte të vazhdonte të qepte. Por pas dhjetë minutash asaj i ra sërish të fikët. Më në fund u thirr një ambulancë. Tre javë më vonë e pashë atë grua sërish. Ajo ishte duke ecur me shkop, sepse kishte kaluar hemoragji cerebrale.”

Presion mbi të burgosurit politikë 

Punët që u jepen të bëjnë të burgosurve politikë që ndodhen në burg përdoren shpesh si mjet për të bërë presion. Qendra “Viasna” njeh raste ku të burgosurit dërgohen të punojnë në industrinë e rëndë. Kështu për shembull atyre u është dashur të sharrojnë dru të lagët, të bëjnë me dorë izolime kabllosh ose të nxjerrin metal nga rrotat e vjetra të makinave.

“Punë të tilla mund të quhen punë të detyrueshme. Kjo gjë bëhet jo vetëm për të demoralizuar të burgosurit, por edhe për të nxjerrë para prej tyre”, thotë aktivisti i të drejtave të njeriut, Paëel Sapelko./DË

Lajme të lidhura

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Para
SHBA mban sot Samitin për Demokraci, më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse

Pas takimeve të G7, Biden i bashkohet samitit të NATO-s në Spanjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari...

Lexo më shumë
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş