GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

I retushuan foton ku ishte dhe Kadare, Flutura Açka: “Stalinistë”, reagon Bujar Hudhri

13:10 - 09/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
I retushuan foton ku ishte dhe Kadare, Flutura Açka: “Stalinistë”, reagon Bujar Hudhri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një artikull kushtuar shkrimtarit të njohur Ismail Kadare dhe bashkëpunimit të tij me shtëpinë botuese Onufri, u retushua fytyra e shkrimtares Flutura Açka.

 Ishte pikërisht Açka ajo që e vuri re këtë detaj, ku teksa shpërndau lajmin në fjalë,  ndërsa shkruante në Facebook, “Të paktën “stalinistët” e mi të dashur nuk e kanë në dorë të ma retushojnë fjalën!”

Por duket se ky debat ka vijuar më tej, pasi ka reaguar Bujar Hudhri, botuesi i ‘Onufrit’, një prej botuesve për gati 3 dekada të Kadaresë.

Sipas tij, ka qenë Açka ajo që nuk e ka përmendur asnjëherë faktin që ka punuar për 5 vite në shtëpinë botuese ‘Onufri’. Duke iu përgjigjur Açkës, për termin ‘stalinist’, Hudhri tha se; “Sa për atë që unë qenkam stalinist apo komunist, mund të shihni kontributin tim me themelimin, financimin dhe botimin prej meje për një vit të gazetës së dytë opozitare në Shqipëri “Fjala e Lirë” (14 shtator 1991-7 shtator 1992).”

REAGIMI I HUDHRIT:
NJË SFIDË PUBLIKE FLUTURA AÇKËS DHE KOMENTUESVE TË SAJ TË NDERUAR!

“Flutura Açka: Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.”
Prej më shumë se 20 vjetësh, këto janë të dhënat biografike të Fluturës. Pra Onufri ku ajo ka punuar rreth pesë vjet, ku iu botuan tre libra, ku mësoi ç’është botimi i një libri, nuk përmendet askund. As tek librat që i ka botuar tek Toena, as te shtëpia e saj botuese. Në asnjë katalog, në asnjë shënim biografik, në asnjë intervistë në shtyp apo televizon. Deri para një muaj kur foli në televizionin e Elbasanit! Dhe nuk i kam thënë asnjë fjalë, asnjëherë, përkundrazi, e urova të zgjidhej deputete!
A është ky një censurim i Onufrit?

Por, do të bëja një thirrje publike ndërgjegjes tënde, Flutura:
A është e vërtetë që unë si gazetar i ri i gazetës “Shkumbini” në Elbasan të kam botuar ciklin e parë me poezi në vitin 1988, kur të tjerët në redaksi të bllokonin?
A është e vërtetë se unë si botues i Onufrit të kam botuar librin e parë “Tri vjeshta larg”? Po librin e dytë? Po librin e tretë? Po që të kam çuar përditë nga Elbasani në Tiranë dhe të futa në botën e letërsisë?
Shpresoj t’u japësh një përgjigje të sinqertë publikut, përderisa ke një muaj që ke hyrë në politikë dhe ndërgjegjen duhet ta kesh ende të pastër.
Ndërsa të gjithë komentuesit e nderuar në fb e Fluturës, kam rastin t’i sfidoj publikisht!
Më gjeni NJË HERË TË VETME, absolutisht, NJË HERË TË VETME kur zonja i ka përmendur këto fakte që janë të dokumentuara në katalogun e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë!
Kush është censori dhe mosmirënjohësi që ka fshirë kujtesën prej 20 e ca vite? Kjo foto familjare e një shtëpie botuese private është?
Sa për atë që unë qenkam stalinist apo komunist, mund të shihni kontributin tim me themelimin, financimin dhe botimin prej meje për një vit të gazetës së dytë opozitare në Shqipëri “Fjala e Lirë” (14 shtator 1991-7 shtator 1992).
Fluturën e kam punësuar si redaktore në Prill 1992 dhe për këtë arsye nuk ka asnjë kontribut për opozitën e atëhershme sepse, ndërkohë, zgjedhjet ishin fituar nga PD (22 mars 1992).

Etiketa: Bujar HudhriFlutura AckaPolitike

Lajme të lidhura

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!
Aktualitet

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë
Aktualitet

Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë

20:15 - 27/12/25
“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital
Aktualitet

“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital

19:45 - 27/12/25
Para
Dita e Nënës, pse festohet sot?

Dita e Nënës, pse festohet sot?

TË FUNDIT

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote
Breaking Views

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote

08:15 - 28/12/25

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që...

Lexo më shumë
Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres

Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres

08:00 - 28/12/25
Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri

07:45 - 28/12/25
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 28 dhjetor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 28 dhjetor 2025

07:31 - 28/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com