GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I riu denoncoi gjendjen skandaloze të rrugës, dy zyrtarët e PS e dhunojnë (VIDEO)

10:47 - 27/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I riu denoncoi gjendjen skandaloze të rrugës, dy zyrtarët e PS e dhunojnë (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa futemi në pjesën më të ‘nxehtë’ të fushatës, duket se kanë incidentet po rriten.

Elbasani është një nga qarqet më problematike, teksa presioni vijon të rritet ndaj votuesve kundër PS.

Një rast i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku dy zyrtarë lokal të PS-së, kanë dhunuar një të ri vetëm e vetëm së kishte denoncuar rrugën e mjerueshme të fshatit të tij, ‘Polisi i vogël’.

Denoncimi është bërë nga kandidati për deputet në Elbasan, Bledi Himçi, i cili shkruan se policia nuk ka marrë asnjë masë.

“I bëj thirrje Prokurorisë së Elbasanit të nisë menjëherë hetimet ndaj autorëve të kësaj ngjarjeje kriminale dhe ndaj çdo zyrtari policie, veçanërisht ndaj Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan, i cili është bërë palë me krimin. Heshtja dhe mosveprimi janë bashkëfajësi”, shkruan Himçi.

Denoncimi i plotë i Bledi Himçit:

Një ngjarje tronditëse dhe e papranueshme ka ndodhur sot në Elbasan.

Fatjon Coga, një qytetar i ndershëm dhe anëtar i Partisë Demokratike, është dhunuar barbarisht vetëm pse pati guximin të denoncojë publikisht në rrjetin e tij social Facebook gjendjen e mjerueshme të rrugës ‘Polisi i Vogël’.

Sulmi i dhunshëm ndaj tij, është kryer nga kryeplaku Klodian Pepa dhe kushëriri i tij Nazmi Muzhaqi. Dhuna është një atentat i hapur ndaj lirisë së fjalës dhe një sinjal alarmi për kapjen totale të institucioneve nga krimi lokal.

Edhe më shqetësuese është sjellja skandaloze e Policisë së Elbasanit. Ndonëse anëtari i PD ka denoncuar në polici dhunën e ushtruar ndaj tij, të dy agresorët e veshur me pushtet janë lënë të lirë nga policia,duke treguar se drejtësia në Elbasan është kthyer në vegël të pushtetit të inkriminuar.

Ky është një akt i pastër politik hakmarrjeje. Një akt frikacakësh që kanë humbur çdo lidhje me ligjin, moralin dhe qytetarinë.

I bëj thirrje Prokurorisë së Elbasanit të nisë menjëherë hetimet ndaj autorëve të kësaj ngjarjeje kriminale dhe ndaj çdo zyrtari policie, veçanërisht ndaj Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan, i cili është bërë palë me krimin. Heshtja dhe mosveprimi janë bashkëfajësi.

Ne, Partia Demokratike, jemi dhe do të mbetemi krah qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë vetëm dinjitet dhe një Shqipëri pa dhunë, pa krim, pa terror.

Këta banditë me pushtet mund të përdorin sot dhunën, por nuk do të ndalin dot marshimin e pandalshëm të qytetarëve drejt ndryshimit!

Të jenë të sigurtë,Elbasani nuk do të nënshtrohet.

Etiketa: Denoncimdhunohetrruge

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
“Fshati prishet dhe Belinda krihet”, banorët e Hotolishtit protestojnë për projektin e rrugës

“Fshati prishet dhe Belinda krihet”, banorët e Hotolishtit protestojnë për projektin e rrugës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com