Një i ri, pjesëmarrës në protestën kombëtare, ka treguar për News24 arsyet që e kanë nxitur të dalë në shesh, pavarësisht se ka një pagë të mirë.
Ai tha se qytetarët duhet të mendojnë përtej interesit të tyre të momentit dhe të reagojnë për të ardhmen e brezit të ri.
“Unë kam një rrogë të mirë, por kam dalë në protestë. Njerëzit duhet të mendojnë më shumë se rroga, të mendojnë për të ardhmen e brezit të ri, të fëmijëve të tyre. Çmimet e apartamenteve janë të larta.
S’më duket e drejtë të mos dal dhe të protestoj, sepse bëhet fjalë për të ardhmen. Nuk e imagjinoj jetën time në Tiranë.
Ky shtet na ka hequr dëshirën që të bëhemi prindër. Do të dal në protestë deri sa të kem jetë, por do të iki jashtë nëse nuk e fitojmë këtë betejën e fundit.
Më kanë bërë krenar ata që kanë dalë në protestë, më kanë bërë krenar adoleshentët. Kam pritshmëri të mira se këtë herë mund t’ia dalim”, u shpreh i riu.










Discussion about this post