GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

I riu shqiptar vdiq në burgun e Serbisë, xhaxhai: E kanë torturuar

19:06 - 07/12/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
I riu shqiptar vdiq në burgun e Serbisë, xhaxhai: E kanë torturuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xhaxhai i të riut, Artan Zuberi, 28 vjeç, i cili humbi jetën në burgun e “Sremska Mitrovica” në Serbi, Nagip Zuberi ka folur për momentin e arrestimit të nipit si dhe dyshimet e familjarëve për vdekjen e tij.

Ai ka thënë për Telegrafin se Artani ishte arrestuar në kufirin Kosovë-Serbi në Bërnjak pasi po udhëtonte drejt Norvegjisë ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.

Sipas xhaxhait të të ndjerit, arsyeja e arrestimit kanë qenë tatuazhet e tij në trup me flamurin kombëtar dhe një një foto me armë kallashnikov në automjetin ku po ai po udhëtonte.

Deklarata

“Arrestimi i Artanit ka ndodhur para një vit e dy muaj, përafërsisht. E familjarët e kanë marr vesh arrestimin e tij diku pas një jave. Pasi e kanë marr vesh që është arrestuar nga policia serbe dhe është në burg për shkak të automjetit, ku e kishte të fotografinë e një arme kallashnikov, familjarët menjëherë kanë shkuar dhe kanë angazhuar avokat nga Norvegjia.

Edukatorja e tij sociale që është që nga fëmijëria, ka intervenuar përmes ambasadës për ta transferuar këndej. Prindërit kishin shkuar në Beograd, kur atij veç iu kish shqiptu dënimi si terrorist shqiptar, për tri vite”, ka thënë ai.

Nagip Zuberi shton se Artani ka vdekur në këtë burg pas torturave që i janë bërë gjatë vuajtjes së dënimit të tij si dhe pas zjarrit që kishte përfshirë burgun më 21 nëntor 2022.

Vdekja

Ai tregoi se kur ka rënë zjarri në këtë burg, tetë orë dyert e pavijonit kanë qenë të mbyllura. Kjo sipas tij është bërë që ai të gjejë vdekjen nga tymi dhe zjarri.

“Më 21 nëntor paska ndodh djegia e burgut në pavijonin numër 2. Ne e kemi lajmëru rastin në Norvegji, pasi Artani është shtetas norvegjez, ka lindur atje. Artani ka pas tatuazh nëpër trup, kallash edhe në kerr po ashtu. Artani ka ardh nga Serbia për në Kosovë. Në kthim ai është kapur nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi. Artani ka ndërruar jetë më 21 nëntor.

Ai e ka dashur vendin e vet. E ka vizatuar flamurin sipas dëshirës së vet. Si djemtë e rinj që bëjnë tatuazhe. Për mendimin tim ka pas maltretime të mëdha. E fundit ka qenë kur e kanë djeg burgun, e kanë mshel pavijonin numër dy për tetë orë. Aty ka pas dhe të burgosur të tjerë, jo vetëm Artani. Nëpër gazeta, serbët e jepnin lajmin se kinse katër gardianë janë lënduar, e për të vdekur nuk kanë raportuar që ka”, ka thënë xhaxhai i tij, për Telegrafin.

Po ashtu ai tregoi se gjatë vizitave në burg, kanë lejuar vetëm nënën e Artanit, e cila në vizitën e fundit kishte vërejtur një gjendje dobësie te ai.

“Vetëm nëna e tij e ka vizituar në burg të Sremska Mitrovicës në Serbi. Neve na i patën ndaluar vizitat. Edhe nënës së vet dhe babës ia patën ndalu vizitat nja dy-tri herë, me arsyetimin ‘jo nuk është këtu, jo nuk gjendet këtu’. E qisi rrena e manipulime qysh bëjnë ata me politikën e tyre. Kur e kish pa nana e vet për herë të fundit ka qenë shumë i hutuar, sa që shikonte majtas-djathtas, pasi e kanë torturu shumë. E kanë rreh shumë. Nana e vet e ka pyet çka ke, e ai veç ka kqyr anash”, ka thënë ai.

Etiketa: Artan ZuberiBurgSerbi

Lajme të lidhura

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Dështuan në zgjedhjen e Presidentit! Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Kosovë & Rajon

Dështuan në zgjedhjen e Presidentit! Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

09:08 - 06/03/26
Para
Tragjedia vazhdon, një tjetër punëtor vdes në Katar

Tragjedia vazhdon, një tjetër punëtor vdes në Katar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com