GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I rrezikshmi kërcënon me jetë një person, shpallet në kërkim policor

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I rrezikshmi kërcënon me jetë një person, shpallet në kërkim policor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Mat ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar të quajtur Hulk Dedja , person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. I riu mësohet se ka kërcënuar me jetë një shtetas mbrëmjen e djeshme dhe është larguar, duke përfituar nga errësira. 29-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Po ashtu, të riut i janë gjetur edhe targa false në banesë.

“Mat/Kanosi një shtetas për motive të dobëta, shpallet në kërkim 29-vjeçari. 29-vjeçari më precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjen dhe sekuestron 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit  në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Burrelit, një shtetas me precedent të theksuar kriminal kanoste një shtetas tjetër për motive  të dobëta, menjëherë kanë shkuar në  adresën e marrë. Shtetasi H.D., porsa ka parë shërbimet e policisë ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi  ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë shpallur në kërkim shtetasin H.D.,  29-vjeç, banues në Burrel.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit H.D., si dhe të personave të tjerë që shoqëronin këtë shtetas, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës””, njofton policia.

Etiketa: kercenimrrezikshmi

Lajme të lidhura

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

21:20 - 22/11/26
“Çifti me jetë të lumtur”/ Shiriti i dasmave i tradhton, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove në Ballsh
Aktualitet

“Çifti me jetë të lumtur”/ Shiriti i dasmave i tradhton, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove në Ballsh

18:32 - 22/11/26
Aksion i Prokurorisë dhe AMP-së në Gramsh, sekuestrohet kokainë në banesat e dy personave nën arrest shtëpie
Aktualitet

Aksion i Prokurorisë dhe AMP-së në Gramsh, sekuestrohet kokainë në banesat e dy personave nën arrest shtëpie

18:30 - 22/11/26
Para
Nata e parë e Eurovision, ja 10 shtetet e kualifikuara për në finale

Nata e parë e Eurovision, ja 10 shtetet e kualifikuara për në finale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren
Breaking Views

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren

23:28 - 22/11/26

Barcelona ka marrë një fitore dramatike sot përballë Vijareal. Por suksesi 3-2 me përmbysje nga 0-2 për miqtë, u shoqërua...

Lexo më shumë
Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

21:45 - 22/11/26
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

21:20 - 22/11/26
Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

21:00 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com