GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I sekuestruan dy resorte, kush është 55-vjeçari që tentoi të trafikojë drogë drejt Austrisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I sekuestruan dy resorte, kush është 55-vjeçari që tentoi të trafikojë drogë drejt Austrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka vendosur në pranga tre ditë më parë 55-vjeçarin Emiljano Burba, i cili dyshohet se së bashku me dy persona, baba e bir, tentuan të trafikonin rreth 300 kg drogë përmes doganës së Malit të Zi në Itali.

55-vjeçari nga Tirana ishte në kërkim prej datës 17 shtator, por u arrestua në Sarandë pak ditë më parë.

Por kush është Emiljano Burba

Ai njihet si miku i Aldo Bares dhe  në shkurt të këtij viti u sekuestruan dy resorte në vlerë 3 mln euro.

Resortet e sekuestruara dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 55-vjeçarit të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim, për trafik droge.

“Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit Emiljan Burba, 54 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi prokuroria.

Ndërsa shtoi: “Ky shtetas është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge”

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro, konkretisht: 2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio.

“Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë”, thuhej në njoftim.

E shkuara kriminale

Emri i Emiljan Burbës u mësua pikërisht 9 vite më parë, teksa një njoftim i policisë bënte me dije se ishte arrestuar për qëllime ekstradimi.

Në njoftimin e asaj kohe thuhej: “Më datë 21 prill 2014, rreth orës 20:30, nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u arrit kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar e Emiljan Sofo Burba, 42 vjeç, banues në Tiranë. Kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i tij u krye për ekstradim në Itali, pasi nga zyra e Interpol Tirana ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, me vendimin e datës 15 prill 2014, e ka dënuar me 21 vjet burgim”.

Por, në retrospektive të fakteve që pasuan historinë e Burbës, në janarin e një viti më pas, u tha se ai e mundi Prokurorinë e Torinos me anën e një avokati italian dhe fitoi lirinë. Bëhet fjalë për janarin e vitit 2015.

Burba në kohën kur pretendohej se kishte konsumuar veprën penale, që daton një operacion të forcave të policisë italiane në vitin e largët 2006, ai konsiderohej si krahu i djathtë i Aldo Bares, por më pas Gjykata e Torinos nuk mundi ta mbante në qeli.

Trafik droge drejt Austrisë

Emiljano Burba, nga Tirana, akuzohet se tentoi të trafikojë 300 kg kanabis, me destinacion Austrinë më 17 shtator 2023.

Ai u kap nga forcat e policisë në qytetin e Sarandës. Droga u zbulua nënjë kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë. Pas gjetjes së drogës u arrestuan baba e bir, përkatësisht shtetasit me iniciale I. O. dhe K. O.

“Dyshohet se 55-vjeçari i ndaluar nga Policia, në Sarandë, ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e arrestuar I. O. dhe K. O. (babë e bir), gjatë tentativës për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestruan më datë 17.09.2023, në doganën e Malit të Zi”, njofton policia.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.

 

Etiketa: 55-vjecardroge

Lajme të lidhura

Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua
Aktualitet

Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

21:55 - 15/10/26
Tensionet në protestë, digjet kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse
Aktualitet

Tensionet në protestë, digjet kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse

15:48 - 15/10/26
Goditet në kokë me gur nga protestuesit komandanti i policisë së Shkodrës, dërgohet me urgjencë në Tiranë
Aktualitet

Goditet në kokë me gur nga protestuesit komandanti i policisë së Shkodrës, dërgohet me urgjencë në Tiranë

15:15 - 15/10/26
Para
Kim Kardashian ringjall striptizmin viral me gjarpër, imiton aktoren

Kim Kardashian ringjall striptizmin viral me gjarpër, imiton aktoren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi ndaj bizneseve private, protestuesja: Ata që dhunojnë nuk janë studentë, mund të ketë njerëz që paguhen për këto akte
Breaking Views

Sulmi ndaj bizneseve private, protestuesja: Ata që dhunojnë nuk janë studentë, mund të ketë njerëz që paguhen për këto akte

23:00 - 15/10/26

Në Tiranë vijon protesta e dhunshme, ndërsa përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë shënuar herë pas here. Në studion e...

Lexo më shumë
Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)

Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)

22:54 - 15/10/26
Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

21:55 - 15/10/26
Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

21:49 - 15/10/26
Policëve u mbaron gazi, gjuajnë me gurë drejt qytetarëve në Bulevard

Policëve u mbaron gazi, gjuajnë me gurë drejt qytetarëve në Bulevard

21:39 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com