Gazetari italian Nello Trocchia ka treguar lidhjet e forta të Artur Shehut me qeverinë Rama dhe investimet e tij që ai ka bërë në Shqipëri. Në një intervistë për SYRI.TV, Trocchia thekson se Shehu ka investime në Shqipëri dhe Itali, duke përfshirë sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dhe vazhdon të ketë leje ndërtimi në Vlorë. Sipas gazetarit edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale.
Nello Trocchia: Pra, ky është një hetim i Drejtorisë Hetimore Antimafia të Prokurorisë së Firences që në thelb hetonte investimet në Itali të Artur Shehu. Kush është Artur Shehu? Artur Shehu është një individ që vjen nga Vlorë, i cili në vitet ’90 shpëtoi në mënyrë të mrekullueshme nga ajo që ishte një lloj lufte civile, mund të themi, pas krizës së piramidave, dhe që bëri biznese me gommonët, pra me trupat e njerëzve, sepse ai kishte gommonë në Vlorë që niseshin drejt Italisë, pra trafikim i qenieve njerëzore, më pas u bë një individ në marrëdhënie, me biznese të dokumentuara, më pas u mbyll hetimi, por janë të dokumentuara marrëdhëniet e tij biznesore me Albino Prudentino, që ishte një njeri i lidhur me Sacra Corona Unita, në kazino dhe në sektorin e turzimin e më pas i transferuar në W. Artur Shehu nuk ka dënime të rëndësishme, por ka raporte me narkotrafikantet shqiptarë.
Rasti i Artur Shehut tregon nivelin e lartë të lidhjeve të mafias me biznesin dhe qeverinë. Ai ka marrë pjesë në investime në Shqipëri dhe Itali, duke përfshirë sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dhe vazhdon të ketë leje ndërtimi në Vlorë. Edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale. Një tjetër rast që tregon fuqinë e mafias shqiptare është vrasja në Itali në vitin 2020 në plazhin e Torvaianika të një shtetasi shqiptar, ku rezultoi se i dyshuari kryesor kishte lidhje me vrasësin e dënuar më parë.
“Po, drejtuesit e lartë. Pra, ose ministrat ose nënsekretarët. Është e qartë që ata përmendin këtë lloj reference, por nuk ka ndonjë çertifikatë që e fotografon takimin në Aruba.
Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, duke përmendur Edi Ramën si krye të qeverisë. Kush ishte aty duhet të sqarohet; për këto pyetje Rama nuk ka pranuar të përgjigjet, por duhet të tregojë nëse këta persona ekzistojnë apo janë vetëm trillime të të interceptuarve.
Në fakt, një fakt i njohur: Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba midis këtyre personave, Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë, jo qeveri lokale. Ky ishte në 2019, e njëjti qeveri që sot qeveris Shqipërinë, pra Rama.
Lidhen fuqishëm politika dhe krimi. Unë rikonstruktoj, për shembull, raste ku janë hetuar edhe figura të tjera politike shqiptare, ish-presidenti, ministri i Brendshëm i qeverisë Rama, por edhe ministra të tjerë. Ka pasur hetime për ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama, por edhe për ministra të tjerë, për shembull për ndërtimin e impianteve të mbetjeve. Pra, nuk është se nuk ka pasur hetime mbi figura të larta qeveritare.
Kjo kërkon një nivel transparence edhe më të madh. Kryeministri Rama ka vendosur kohët e fundit një ministër për inteligjencën artificiale për të parandaluar korrupsionin, që tregon që problemi ekziston.
Unë i shkrova Edi Ramës, si në WhatsApp, SMS, edhe përmes zëdhënësit të tij, për t’i bërë një pyetje shumë të thjeshtë: a e ke takuar ndonjëherë Artur Shehun? A ke qenë ndonjëherë në Aruba? A kanë ministrat e tu, në vitin 2019, zhvilluar udhëtime apo takime me të? A ekzistojne udhëtime të tyre në Aruba me Artur Shehun? Nuk mora asnjë përgjigje. Kur pyeta Drejtorinë Antimafia, u konfirmua se ai hetim, mbi të cilin bazoheshin informatorët dhe letrat sekrete që unë kam publikuar, ishte mbyllur, jo sepse mungonin elementët,” tha Trocchia.










Discussion about this post